20 Shkurt 2020

Bizneset e Prishtinës theksojnë mungesën e zonës industriale funksionale

Prishtinë, 4 prill - Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës deklaroi se ky takim është në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit që ka OAK me Komunën e Prishtinës, dhe se duhet në bashkëpunim me njëri-tjetrin t’i evitojnë problemet që po hasin bizneset vazhdimisht, dhe se zhvillimi i bizneseve ka ngecur për shkak që nuk po dëshirojnë t’i dëgjojnë problemet mirë për zgjidhjen e tyre.

Krasniqi theksoi se OAK ka identifikuar disa probleme që kanë bizneset me Komunën e Prishtinës të cilat përfshijnë mungesën e zonës industriale funksionale, mungesën e ofertave nga ana e Komunës për bizneset, problemet me Pallatin e Rinisë, siguria dhe vendosja e kamerave të sigurisë në qytet nga Komuna.

Pacolli u shpreh se bizneset janë vet jeta jonë pasi që në këtë mënyrë ofrohen mundësitë për vende të punës, siguri në të ardhura për jetën, dhe gjithashtu theksoi se të gjithë ne paguhemi nga tatimet e bizneseve.

Ndërsa anëtari i Bordit të OAK-së Hysni Zogaj, theksoi problemin e legalizimit të objekteve në Komunën e Prishtinës, ku kërkoi nga Komuna informacion deri ku ka arritur zhvillimi i procedurave.

Njëri ndër anëtarët e bizneseve të OAK-së, Shkëlzen Domi njëherësh përfaqësues i Pallatit të Rinisë, fillimisht theksoi se është bërë pjesë e OAK-së për kanalizimin e shumë problemeve të bizneseve në Pallatin e Rinisë, dhe u shpreh se ka gjetur mbështetje maksimale tek Oda e Afarizmit të Kosovës. Ai diskutoi rreth problemeve të shumta që kanë bizneset në Pallat, mirëpo çështja më e rëndësishme dhe jo korrekte është afati i shkurtër i kontratave që kufizon komuna.

Gjithashtu duke pasur parasysh investimet që bëhen në shtet në kuadër të Pallatit të Rinisë mbështetja duhet të jetë më e fuqishme nga ana e Komunës. Replika e Pacollit ishte se jemi duke e trajtuar këtë çështje dhe se nuk kemi pasur mundësi ligjore për kohëzgjatje të kontratës më shumë se 6 muaj.

Ndërsa shefi i zyrës së Auditimit të Brendshëm Osman Bllaca tha: “Pallatin e Rinisë e kemi për zemër dhe se është ndërtuar nga taksat e prindërve tanë, dhe se konform ligjit veprojmë për financat publike”.

Z. Pacolli gjithashtu theksoi se nga muaji Maj do të fillojmë trajtimin rreth kësaj çështjeje, gjithashtu Pallatit të Rinisë do i krijohet një imazh shumë më i mirë dhe do t’i ofrohen dispozitat më të mira për funksionim më të suksesshëm.

Gjatë këtij takimi bizneset “Flux”, “Marimanga”, dhe “Telkos” shprehën problemet e tyre individuale me të cilat po përballen në raport me komunën. Ndërsa pronari i biznesit “LTS Kosova”, Ekrem Qerreti theksoi si problem mungesën e Parkut Industrial duke e parë si urgjente funksionalizimin e zonës industriale, duke e marrë parasyshë se ai si biznes ka nevojë për hapësirë për të investuar dhe krijuar vende të reja të punës.

Në fund të takimit nënkryetari Pacolli u shpreh se është i hapur për takime me bizneset rreth problemeve të tyre dhe do të mbajë takime të rregullta me OAK-në.

Ndërsa kryetari i Bordit të OAK-së falënderoi bizneset pjesëmarrëse dhe nënkryetarin për zhvillimin e takimit, duke theksuar se do të zhvillojnë takime të rregullta edhe më të shpeshta me bizneset anëtare dhe përfaqësuesit e institucioneve. 

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi, Anëtari i Bordit Hysni Zogaj, Koordinatorja Qëndresa Ibrahimi,  zyrtaret Vanesa Gashi dhe Mirjeta Shala.

Ndërsa pjesëmarrës të bizneseve ishin: Shkëlzen Domi përfaqësues i “Gently”, Rrahim Tërnava përfaqësues i “Blue Sky”, Fatbardh Xhaferi përfaqësues i “HIB”, Shefki Bunjaku përfaqësues i “KIT”, Ekrem Qerreti përfaqësues i “LTS Kosova”, Granit Sheremeti përfaqësues i “FLUX”, Jetmir Uka përfaqësues i “Marimanga”, Fatmir Rexhepi përfaqësues i “Renson” dhe Blerim Zuka përfaqësues i “Telkos”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2020 - Behën homazhe në nderim te jetës dhe veprës së heroit, Selman Vojvoda. (Varri i heroit, në Llaushë të Skenderajt, ora 9:00)

- Mbahet takimi me Misionin e Komisionit Evropian për Vlerësimin e Programit për Reforma në Ekonomi dhe diskutimin mbi rekomandimet e politikave. (ndërtesa e Qeverisë salla P38,  ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të  Prishtinës ku prezent do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova do ta pres në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Zyra e Kretarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban diskutimi publik lidhur me Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani marrin pjesë në manifestimin “ 31-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës”. (Miniera e Trepçës në Stantërg, ora 11:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit te donacionit për qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog nga Ambasada e Bullgarisë. (Qerdhja “Gëzimi Ynë” në Istog, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e promvimit të librit" Obstetrika",  të Prof. dr. Shefqet Lulaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda, në 30 vjetorin e rënies së tij. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu do të pres në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, z Philip Kosnett. (objekti kryesor i MPBAP-së, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti I Ministrisë, ora 13:00)

- Promovohet revista “Intro”, që është produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës "Menaxhim i medias". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite rekomandim për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës. . (Objekti i KQZ-së, ora 15:30)

- Zhvillohet ndeshja basketbolliste mes Kosovës dhe Islandës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 19:00)