19 Prill 2024

Bizneset e Istogut informohen me planet e zhvillimit te sektorit privat

Istog, 1 mars - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Komuna e Istogut organizojnë konferencën informuese dhe dialoguese me bizneset e Komunës së Istogut.

Në këtë konferencë do të prezantohen planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Istogut lidhur me zhvillimin e sektorit privat.

Me këtë rast  do të dialogohet drejtpërdrejt me bizneset e Komunës së Istogut, të cilat do të kenë mundësi t’i paraqesin sfidat dhe kërkesat e tyre para përfaqësueseve të institucioneve qendrore dhe lokale.

Po ashtu, në këtë konferencë do të prezantohet pako fiskale 2.0 nga ministri i Ministrisë së Financave Avdullah Hoti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)