28 Mars 2024

Bizneset e diasporës në Zvicër informohen me klimen e Investimeve në Kosovë

Prishtinë, 24 qershor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, në Bern të Zvicrës organizuan Sesionin informues: “Klima e investimeve në Kosovë”.

Në këtë sesion informues, u njoftuan bizneset pjesëmarrëse të diasporës shqiptare në Zvicër rreth shërbimeve të KIESA-s dhe informatave statistikore të shkëmbimit tregtar dhe investimeve Kosovë - Zvicër.

Gjatë sesionit u bënë prezantime edhe nga përfaqësues të  Administratës Tatimore, Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Ndërsa Arbër Muhaxheri, Drejtor i Drejtoratit për Promovim të Sektorit Privat në KIESA, para të pranishmëve prezantoi sektorët potencial për investime në Kosovë. 

Pas sesionit përfaqësuesit e KIESA-s kanë zhvilluar takime me bizneset pjesëmarrëse ku janë dhënë sqarime rreth fushave të cilave kanë shprehur interesim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)