16 Gusht 2022

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore

Prishtinë, 13 qershor - Çmimet e naftës ranë sot pasi testet e reja masive ndaj COVID-19 dhe masat e izolimit të pjesshëm në disa pjesë të Kinës sinjalizuan kërkesë më të ulët për karburant.

Çmimi ndërkombëtar i referencës për naftën Brent ishte 120 dollarë për fuçi, pasi çmimi ra me 1,65 për qind, pas mbylljes së seancës së mëparshme kur çmimi ishte 122,01 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) tregtohej me 118,66 dollarë për fuçi, pasi ra me 1,67 për qind, ndërsa ishte 120,67 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme.

Shkalla e infeksionit me koronavirus në Kinë aktualisht është e ulët, por vendi po ndjek politikën zero të virusit pandemik COVID-19, për të cilin disa ekspertë besojnë se kërcënon ekonominë.

Të dielën në Shangai u regjistruan 11 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 26 raste lokale asimptomatike, duke çuar në testime masive, ndërsa Pekini regjistroi 46 raste të reja lokale të shtunën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)