07 Korrik 2020

Bie çmimi i naftës

New York, 23 qershor - Çmimet bruto të naftës u ulën të martën mes përshkallëzimit të marrëdhënieve SHBA-Kinë dhe shqetësimeve për rreziqet e valës së dytë të koronavirusit.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent tregtohet me 42.80 dollarë për fuçi me një rënie prej 0.65 për qind pas mbylljes të hënën me 43.08 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) ishte në 40,41 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë duke shënuar një humbje prej 0.12 për qind pasi u mbyll një ditë më parë me 40,46 dollarë për fuçi.

Këshilltari i tregtisë i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, tha të hënën se marrëveshja tregtare e fazës së parë midis SHBA-ve dhe Kinës ka "mbaruar", në një intervistë për rrjetin amerikan Fox News, duke shtuar se "Ata erdhën këtu më 15 janar për të nënshkruar marrëveshjen tregtare, dhe kjo ndodhi plot dy muaj pasi ata e dinin që virusi ishte përreth".

Komentet e Navarros shkaktuan shitje në tregun e aksioneve në SHBA dhe rënie të çmimeve të naftës së papërpunuar përpara se ai të pretendonte se komentet e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit.

"(Komentet e mia) nuk kishin aspak lidhje me marrëveshjen tregtare të fazës së parë, e cila vazhdon të ekzistojë. Unë thjesht po flisja për mungesën e besimit që ne kemi tani në Partinë Komuniste Kineze, pasi ata gënjyen për origjinën e virusit të Kinës duke lejuar shtrirjen e pandemisë në botë", shpjegoi ai në një deklaratë.

Investitorët mendojnë se çdo tension midis SHBA-ve dhe Kinës, dy ekonomive më të mëdha në botë dhe konsumatorëve të naftës, mund të shkaktojë një perspektivë më të dobët globale ekonomike dhe vlerësim të kërkesës së naftës për këtë vit dhe deri në vitin 2021.

Ekonomia globale dhe kërkesa e përgjithshme e naftës në të gjithë botën pritet të ulet për gjysmën e parë të këtij viti për shkak të COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2020

- Dr. Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitoje Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami do të mbaj konferencë për shtyp, ku do të ju njoftojë lidhur me këtë takim. (Zyret e Sindikatës në objektin e ish Gërmisë, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë nisin kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër virusit të mohimit në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. (Transmetim direkt livestream http://srebrenica.sensecentar.org, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ora 20:00)