11 Gusht 2022

Bie besimi i konsumatorëve në Eurozonë

Bruksel, 30 qershor - Komisioni Evropian ka njoftuar se treguesi i besimit të konsumatorit në Eurozonë ra në minus 23.6 pikë në qershor, 2.4 pikë më pak nga një muaj më parë.

Besimi i konsumatorit në Bashkimin Evropian gjithashtu ra me 1.9 pikë në minus 24.0 pikë në bazë mujore, thuhet në deklaratë.

Treguesi mat nivelin e besimit në aktivitetin ekonomik dhe përdoret për të parashikuar shpenzimet konsumatore. Interpretimi negativ tregon një optimizëm të ulët tek konsumatorët.

Interpretimi është nën mesataren e tij prej një kohe të gjatë me minus 10.6 për BE-në dhe minus 11.0 për zonën e euros ndërsa më afër nivelit të ulët rekord të regjistruar në prill 2020, në fillim të pandemisë COVID-19.

KE-ja tha se treguesi i ndjenjës ekonomike në qershor ra 1.7 pikë në 102.5 në BE dhe 1 pikë në 104 në Eurozonë.

Gjithashtu, treguesi i pritjeve të punësimit u ul si në BE, me 1.6 pikë në 110.6 ashtu edhe në Eurozonë me 1.7 pikë në 110.9, thuhet më tej

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)