28 Mars 2024

Berisha njoftoi Kurtin dhe Bislimin me punën e Doganave të Kosovës

Prishtinë, 24 dhjetor - Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! (LV), Albin Kurti dhe Nënkryetari, Besnik Bislimi, vizituan Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës, Bahri Berishën, me bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim, Drejtori Berisha njoftoi Kurtin dhe Bislimin me punën e Doganave të Kosovës dhe funksionimin e sfidat e tyre.

Në interesimin e përfaqësuesve të LV-së ai i njoftoi edhe për rënien drastike të importeve nga Serbia, luftimin e kontrabandës, si dhe u diskutua edhe për mundësitë për shtimin e mbledhjes së TVSh-së brenda shtetit.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë dhe interesimin për kontakte e takime të vazhdueshme në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)