19 Prill 2024

Bëhet hapja e pikës së dytë të dyqanit bamirës Teshavesha

Prishtinë, 4 korrik - Dyqani Teshavesha bëri hapjen e pikës së dytë të shitjes falë mbështetjes financiare të Raiffeisen Bank Kosova.

Duke filluar nag sot, dyqani bamirës hapi dyert në pikën e re ‘Teshavesha’ me lokacion në rrugën Armend Daci, nr. 12, përballë memorialit të Enver Malokut.

“Teshavesha” është ndërmarrje sociale e themeluar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në korrik të 2016-tës për të mbështetur programet shëndetësore për nëna dhe fëmijë.

Në “Teshavesha” qytetarët mund të dhurojnë dhe blejne rroba për gra e vajza, burra e djem, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë, e tjera me çmime shumë të lira për të ndihmuar kështu programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë nga shitjet e dyqanit.

Që nga themelimi, Teshavesha vizitohet nga më shumë se 400 qytetarë çdo muaj dhe ka mobilizuar për ndihmë dizajnerë, media, fytyra publike, kompani private dhe organizata ndërkombëtare.

“Vullneti i mirë i qytetarëve dhe donacionet e blerjet e shumta që nga themelimi i dyqanit, bëri që ne të hapim pikën e dytë të Teshaveshës, ashtu që t’krijojmë pika të shitjes sa më afër qytetarëve,” deklaron Janinë Mehmeti, koordinatore për ngritje fondesh në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Teshavesha bën pranimin dhe shitjen e rrobave të dorës së dytë nga qytetarët, ndërsa të hyrat nga shitjet e dyqanit ndihmojnë shëndetin e nënave dhe fëmijëve duke financuar projektet e këtij fondacioni si: blerjen e medikamenteve, zhvillimin e projektit të transportit neonatal, blerjen e pajisjeve mjekësore, si dhe zgjerimin e shërbimeve të qendrave informuese për shëndetin e gruas.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Ky fondacion zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike (që përkujdesen për nënat), Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal (që përkujdesen për foshnjet e lindura para kohe) dhe klinikat pediatrike (që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera) në Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)