28 Mars 2024

BE-ja shënon deficit tregtar prej 2.8 miliardë dollarë

Bruksel, 18 mars - Deficiti i tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian shënoi rënie prej 2.6 miliardë euro (2.8 miliardë dollarë) në janar, krahasuar me 3.7 miliardë euro (4 miliardë dollarë) sa ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Sipas Zyrës statistikore evropiane (Eurostat), vlerësimi i parë për eksportet e mallrave të 27 vendeve të BE-së në janar të vitit 2020 ishte 166.5 miliardë euro, me një rritje prej 0.4 për qind krahasuar me 165.8 miliardë euro në janar 2019.

Tregtia brenda 27 vendeve të BE-së ra në 255.3 miliardë euro në janar 2020, duke rënë për 0.9 për qind krahasuar me të njëjtë periudhë të vitit të kaluar.

"Importet nga pjesa tjetër e botës ishin 169.0 miliardë euro, duke rënë me 0.2 për qind krahasuar me 169.3 miliardë euro sa ishin në janar 2019", thuhet më tej.

SHBA-ja ishte partneri kryesor tregtar i bllokut, me 19.7 miliardë euro importe nga BE-ja dhe 31.2 miliardë euro të eksporteve në muaj.

Sipas vëllimit të eksportit, Britania e Madhe, Kina, Zvicra dhe Rusia, radhiten pas SHBA-së, tha Eurostat.

Kina ishte burimi kryesor i importeve të BE-së me 34.6 miliardë euro, e ndjekur nga SHBA-ja, Britania, Rusia dhe Zvicra.

Bilancet e tregtisë nga një vend në vend treguan se BE-ja pësoi deficitin më të madh me Kinën, rreth 19.5 miliardë euro, kurse tepricën më të lartë me SHBA-në, 11.6 miliardë euro në të njëjtën periudhë.

Ndërkohë, në janar deri në dhjetor 2019, BE-ja regjistroi një tepricë prej 197.1 miliardë euro, krahasuar me 152.3 miliardë euro gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)