25 Prill 2024

BE-ja dhe Japonia dakordohen për marrëveshjen e tregtisë së lirë

Bruksel, 6 korrik - Bashkimi Europian dhe Japonia arritën në një marrëveshje politike për hartimin e një traktati të tregtisë së lirë, një përgjigje e përbashkët për prirjen proteksioniste të SHBA-së.

\"Ne kemi arritur një marrëveshje politike në nivel ministrash dhe tani rekomandojmë konfirmimin e saj gjatë samitit BE-Japoni parashikuar të mbahet të enjten në Bruksel\", tha komisionerja europiane e Tregtisë, Cecilia Malmstrom pas takimit me ministrin japonez të Punëve të Jashtme, Fumio Kishida.

Samiti, që do të zhvillohet sot, do të mbledhë presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, atë Këshillit Europian, i cili përfaqëson dhe shtetet anëtare, Donald Tusk si dhe kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

\"Ne kemi mundur të konfirmojmë arritjen e një marrëveshjeje kornizë\", deklaroi ministri Kishida për gazetarët japonezë në Bruksel, sipas stacionit televiziv japonez, NHK.

Europianët dhe japonezët kanë hequr çdo dyshim për arritjen e marrëveshjes politike para samitit G20-s që do të zhvillohet të premten dhe të shtunën në Hamburg të Gjermanisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)