03 Gusht 2020

BE do të veprojë si një e vetme ndaj tarifave të ShBA-së mbi mallrat franceze

Bruksel, 4 dhjetor - Komisioni Evropian është shprehur se Bashkimi Evropian do të veprojë si një i vetëm lidhur me tarifat e planifikuara të ShBA-së për mallrat franceze.

"Për këtë, si edhe për të gjitha çështjet e tjera që lidhen me tregtinë, BE-ja do të veprojë dhe do të reagojë si një e vetme dhe do të mbetet e bashkuar. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet franceze për hapat e ardhshëm," u shpreh zëdhënësi i BE-së Daniel Rosario.

Qeveria amerikane ka kërcënuar që do të vendosë tarifa deri në 100 % për produktet franceze të importuara në ShBA me vlerë 2.4 miliardë dollarë, përfshirë shampanjën, çantat dhe produkte të tjera, pasi zbuloi se taksa e re e shërbimeve digjitale e Francës do të dëmtojë kompanitë amerikane të teknologjisë.

Përfaqësuesi Tregtar amerikan Robert Lighthizer shpalli se ata do të shqyrtojnë mundësinë e rritjes së tarifave për mallrat e BE-së, pas një mosmarrëveshjeje për subvencione ndaj prodhuesit të aeroplanëve "Airbus".

Komisioni Evropian u shpreh se rritja e tarifave ose një vendim që ka në objektiv mallrat e tjera të BE-së do të përshkallëzonte tensionet tregtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2020 - Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, mbajnë porotestë simbolike (Para objektit të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot do të vizitojë Inspektoratin Policor të Kosovës, ku do të pritet nga u.d Kryeshefi, Kushtrim Hodaj. (Ambientet e IPK-së në Hajvali.  ora 10:00)

- Pronarët e pishinave do ta mbajnë një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë. (Sheshi “Skëndërbeu”, ora 14:00)