03 Qershor 2020

Barclays ul parashikimin e çmimit të naftës 2020 me 12 dollarë për fuçi

Londër, 25 mars - Kompania britanike shumëkombëshe e investimeve dhe ndërmarrja e shërbimeve financiare Barclays njoftoi se e ka ulur parashikimin e çmimit të naftës me 12 dollarë për fuçi për vitin 2020.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent tani vlerësohet të jetë mesatarisht 31 dollarë për fuçi këtë vit, ndërsa standardi amerikan West Texas Intermediate pritet të jetë mesatarisht 28 dollarë për fuçi.

Banka më 28 janar tha se çmimet e naftës së papërpunuar mund të binin mesatarisht 2 dollarë për fuçi në vitin 2020 për shkak të efekteve ekonomike të shpërthimit të koronavirusit, duke shtuar nëse trafiku i pasagjerëve ajrorë në Kinë përgjysmohet gjatë tremujorit të parë të vitit 2020, kjo do të çonte në një humbje prej 300 mijë fuçi në ditë në kërkesën e Kinës për kerozinë.

Deri te kjo erdhi për shkak se OPEC e kryesuar nga Arabia Saudite dhe jo-OPEC të kryesuar nga Rusia dështuan më 6 mars në Vjenë për të ulur prodhimin kolektiv të naftës të grupit të njohur si OPEC+ për të zbutur efektet e dëmshme të shkaktuara nga koronavirusi rreth kërkesës globale të naftës.

"Çmimet ka të ngjarë të mbesin nën presion derisa situata e virusit të vihet në kontroll, dhe nëse ne vazhdojmë në rrugën e parashikuar të ekuilibrave të tregut, madje edhe Arabia Saudite dhe Rusia nuk do të jenë imune nga rënia e çmimit", tha banka në një deklaratë.

Barclays gjithashtu tha se parashikon një tepricë të furnizimit me më shumë se 5 milionë fuçi në ditë në tregun global të naftës këtë vit, ku teprica e furnizimit vlerësohet të arrijë në 10 milion fuçi në ditë mesatarisht gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)