28 Mars 2024

Banka Qendrore e Gjermanisë paralajmëron për rreziqet e luftës tregtare

Berlin, 25 gusht - Banka Qendrore e Gjermanisë ka paralajmëruar për pasiguri më të madhe rreth perspektivës ekonomike globale për shkak të tensioneve në rritje midis SHBA-ve dhe ekonomive të tjera të mëdha.

Duke folur për gazetarët në Berlin, kryetari i Bankës Qendrore të Gjermanisë, Jens Weidmann, ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet tregtare në rritje.

“Rritja ekonomike globale mbetet e gjallë, kryesisht e nxitur nga dy ekonomitë më të mëdha në botë, SHBA-të dhe Kina. Megjithatë, rreziqet politike janë rritur, veçanërisht rreziku i një përshkallëzimi i konflikteve të tregtisë ndërkombëtare”, tha Weidmann.

Ai paralajmëroi se një luftë e madhe tregtare "mund të ishte shumë e dëmshme për ekonominë globale".

Komentet e tij erdhën pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të martën kërcënoi me vënien e një takse prej 25 për qind për çdo makinë që vjen nga Bashkimin Evropian (BE) dhe mes ngritjes së tarifave të SHBA-ve për mallrat turke, në atë që udhëheqja turke e ka quajtur "sulm ekonomik" dhe krerët e BE-së po ashtu e kanë kritikuar.

Muajin e kaluar Trump ra dakord të niste bisedimet tregtare me BE-në, gjë që ngriti shpresat në kryeqytetet evropiane që ata të mund të shmangnin një luftë tregtare transatlantike.

Tensionet tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës u përshkallëzuan më tej këtë javë pasi SHBA-të vendosën të zbatojnë tarifat prej 25 për qind në një tjetër vlerë prej 16 miliardë dollarë mallrash kineze.

Në muajin korrik, SHBA-të filluan të zbatojnë tarifat prej 25 për qind në një vlerë prej 34 miliardë dollarë për produktet kineze.

Presidenti amerikan muajin e kaluar tha se ai është i gatshëm të rrisë tarifat për mallrat kineze në 500 miliardë dollarë, pothuajse sa vlera totale e produkteve kineze të importuara në SHBA. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)