26 Maj 2019

Banka Botërore ndihmon bizneset që të eksportojnë në tregjet e huaja

Prishtinë, 5 dhjetor – Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim Menaxherin e Konkurueshmërisë dhe Inovacionit në Bankën Botërore Mario Gudamillas dhe Marco Mantovanelli, menaxher i Bankës Botërore për Kosovë, për fillimin e implementimit të Projektit të financuar nga Banka Botërore CERP, (Konkurrueshmëria  dhe Rritja e Aftësisë Eksportuese për NVM-të) në Republikën  e Kosovës. 

Ministri Shala ka theksuar se komponentët dhe aktivitetet e këtij projekti  do të përqendrohen konkretisht fusha ku ambienti afarist në Kosovë  ka nevojë për përmirësim dhe avancim.

 “Projekti CERP i financuar nga Banka Botërore për periudhën e ardhshme pesë vjeçare  do të shihet si mundësi reale dhe mënyrë për të realizuar qëllimet  dhe objektivat zhvillimore të MTI-së, përkrahjes së sektorit privat,  si dhe objektivat zhvillimore të  Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në veçanti. Komponentët dhe aktivitetet e këtij projekti  do të përqendrohen kryesisht   në këto fusha, konkretisht fusha ku ambienti afarist në Kosovë  ka nevojë për përmirësim dhe avancim:

Rritja e konkurueshmërisë dhe aftësisë eksportuese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ( NVM-të),
Përmirësimi dhe avancimi i sistemit të Infrastrukturës Kombëtare të cilësisë dhe
Reformimin i sistemit të Inspekcioneve”, theksoi Shala.

Ministri bëri të ditur se projekti i Bankës Botërore do të rrisin aftësinë konkurruese dhe  eksportuese të kompanive vendore në tregun regjional dhe atë të Bashkimit Europian.         

“Më qëllim të përkrahjes së NVM-ve me potencial eksportues, MTI ndërmjet këtij projekti parasheh implementimin  e skemës së granteve të përputhshme duke përkrahur NVM-të në certifikimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, përmbushjen e kërkesave të tyre ne realizmin e standardeve ndërkombëtare, ofrimit te shërbimeve të konsulences, hulumtimit të tregut, zhvillimit te strategjive te marketingut etj. Në këtë mënyre NVM-të në vendin tonë  do të rrisin aftësinë konkurruese dhe  eksportuese në tregun regjional dhe atë të Bashkimit Europian”.
         
Ministri Shala tha se aktualisht NVM-të eksportuese nuk mund t’i përdorin raportet e testimit nga laboratorët e brendshëm apo certifikatat nga organizmat e brendshëm certifikuese të produkteve kur ata i eksportojnë prodhimet e tyre.

“Pasi që akreditimi i këtyre laboratorëve dhe organizmave certifikues nuk është njohur ndërkombëtarisht. MTI synon që ndërmjet Agjencisë për Metrologji dhe Agjencionit për Akreditim të sigurojë njohje ndërkombëtare, dhe produktet e çdo organizate të akredituar në Kosovë (në këtë mënyrë, të gjitha institucionet IKC (Infrastrukturës Kombëtare të Cilësisë në Kosovë) të njihen nga partnerët potencial tregtar vendor dhe ndërkombëtar”.

Sipas ministrit Shala, reformimi i sistemit të Inspekcioneve është gjithashtu komponentë e rëndësishme e këtij projekti.

“Ne si MTI jemi të përkushtuar dhe do   të punojmë në drejtim të zvogëlimit dhe eliminimit të barrierave administrative për Bizneset duke përmirësuar shërbimet dhe  efikasitetin gjatë kryerjes së Inspektimeve. Gjithashtu Qeveria është duke punuar për krijimin e infrastrukturës ligjore, respektivisht Ligjin gjithëpërfshirës për Inspekcionet, dhe në këtë mënyrë do të  ofrohen kushte edhe mundësi për implementim të suksesshëm të kësaj reforme”, tha ministri.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë konfirmoi edhe njëherë përkushtimin, vullnetin, dhe gatishmërinë në implementimin e këtij projekti, duke kuptuar dhe besuar se ky projekt dhe kjo përkrahje  e Bankës Botërore  do të ndikojë drejtpërdrejtë në   përmirësimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të ambientit  afarist në Republikën e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 maj 2019 - Klubi i vrapimit “XTrailers - fun run” organizon Maratonen 42 kilimetershe Germi Badofc. (Parki Gërmisë, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bën homazhe te varr i dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Varrezat e Dëshmorëve në Viti, ora 10:00)

- Me rastin e 20 vjetorit të Masakrës së Tusuzit, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të organizohet akademi përkujtimore. (Pranë Kompleksit Memorial të Martirëve të Masakrës së Tusuzit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti merr pjesë në përvjetorin e dytë, Jubilarë, te rënies heroike te dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Sheshi 'Bafti Haxhiu' në Viti, ora 11:00)

- Behet zbulimi i shtatores se dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Sheshi 'Bafti Haxhiu' në Viti, ora 12:00)