25 Prill 2024

Banka Botërore mbështetë realizimin e projekteve strategjike të Kosovës

Prishtinë, 20 shtator - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani u takua sot me delegacionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga Marco Mantovanelli - përfaqësues rezident i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni.

Qëllimi i këtij takimi njoftues ishte diskutimi dhe konfirmimi i prioriteteve në agjendën e bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve si dhe projektet e Bankës Botërore që ofrojnë mbështetje efektive për institucionet kosovare.

Në veçanti u diskutua për projektin “Konkurrueshmëria dhe gatishmëria për eksporte”, që ka si synim kryesor ngritjen e kapaciteteve në infrastrukturën e cilësisë; reformën gjithëpërfshirëse të inspeksioneve në Kosovë si dhe rritjen e konkurrueshmërisë dhe eksporteve të ndërmarrjeve kosovare.

Ministri Hasani informoi delegacionin e Bankës Botërore me përpjekjet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për intensifikimin e aktiviteteve në  përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat, përmirësimin e klimës së biznesit dhe eliminimin e barrierave administrative për investitorët e huaj dhe bizneset në përgjithësi.

Ministri Hasani shprehu gatishmërinë e tij për implementimin efikas të këtyre projekteve por gjithashtu kërkoi mbështetje edhe në identifikimin dhe dizajnimin e projekteve të reja që do të mund të realizohen me Bankën Botërore dhe që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe zvogëlimin e importeve dhe rritjen e konkurrushmerisë dhe eksporteve si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Në anën tjetër, udhëheqësi i BB-së për Kosovë, Mantovanelli e përgëzoi ministrin Hasani për pozitën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Bankës Botërore për të vazhduar bashkëpunimin ndërinstitucional në mes të Bankës Botërore dhe Qeverisë së Kosovës në realizimin e projekteve strategjike të institucioneve kosovare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)