23 Prill 2024

Bajrami merr pjesë në hapjen e Panairit të Tregtisë Inverse

Prishtinë, 28 korrik - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit të Tregtisë Inverse, ku bizneset do t’i shpalosin shërbimet dhe ofertat e tyre për tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Synimi i këtij panairi është krijimi i lidhjeve biznesore në mes të ndërmarrjeve të mëdha, të mesme dhe të vogla për të promovuar produktet vendore, për të përmirësuar mjedisin biznesor, si dhe zvogëlimin ose zëvendësimin e importit.

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami theksoi se “Në këtë panair kemi biznese nga rajoni të cilat i ekspozojnë produktet e tyre dhe që e kemi të qartë se jemi një ekonomi e tregut, një ekonomi e hapur, ndërsa bizneseve tona duhet t’u ndihmojmë që ato të kenë qasje në tregjet e huaja dhe besoj se për tri vite radhazi këtë e kemi bërë”, u shpreh ajo.

Ajo më tej shtoi se bizneset edhe më tej duhet të jenë të organizuara, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet nga institucionet. “Ju jeni të vetmit që krijoni mirëqenie ekonomike dhe krijoni vende të reja të punës. Ju jeni ata që mbushni buxhetin e shtetit dhe kontribuoni në ndërtimin e shtetit dhe infrastrukturës në vendin tonë”, potencoi ministrja, duke sugjeruar se për këtë zëri juaj duhet të dëgjohet edhe nga pasardhësit tanë në qeveri, që të vazhdojnë me projektet që ne i kemi lënë në gjysmë.

Ky panair, për dallim nga panairet e zakonshëm, ka qasje tjetër, sepse aty nuk do të prezantohen produktet e bizneseve nëpër stenda, mirëpo bizneset do të kenë rastin t’i ekspozojnë kërkesat e tyre për produkte dhe shërbime të cilat i blejnë brenda apo jashtë vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)