20 Prill 2024

Azi: Tregjet rriten për të 4-in sesion

Pekin, 4 mars – Aksionet aziatike u rritën për të katërtin sesion rresht dhe euroja e zgjeroi reagimin ndaj dollarit të mërkurën, pasi investitorët u mbajtën pas shpresave se do të ketë një paketë ndihme për Greqinë.

Indeksi MSCI i Azi-Paqësorit pa Japoninë u rrit 0,5 përqind, i ndihmuar nga aksionet në sektorin e materialeve, pasi çmimet e mallrave parësore u shtynë për lart.

Në Japoni, indeksi Nikkei u rrit 0,31 përqind, ndërsa indeksi më i gjerë Topix u rrit 0,33 përqind.

Në Korenë e Jugut indeksi Kospi u rrit 0,45 përqind, ndërsa në Australi indeksi ASX u rrit 0,72 përqind. Në Kinë SSEC e Shangait u rrit 0,62 përqind, ndërsa indeksi Hang Seng i Hong Kongut u rrit 0,03 përqind. Rritjen e bursave aziatike e ka kryesuar rritja e Toyota-s, e cila është rritur mbi 3 përqind në bursë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)