27 Nëntor 2020

AutoNet sjell ankandet online për vetura

Prishtinë, 17 korrik - Për herë të parë në Kosovë, Shqipëri dhe rajon kompania AutoNet zhvillon ankandet online të Automjeteve nga shtetet Europiane siç janë Franca, Gjermania, Holanda, Belgjika etj.

Këto ankande zhvillohen përmes platformën eletronike www.bidautonet.com e cila i’u mundëson qytetarëve dhebizneseve qasje në kohë reale në ankande ndërkombëtare.

Të gjitha automjetet e shpallura janë nga bizneset Europiane të cilat pas një përdorimi 2-5 vjet shiten përmes ankandeve. 

Të gjitha automjetetet para publikimit inspektohen nga expert europian dhe publikohen së bashku me Raportet përkatëse, Historinë e mirëmbajtjes dhe Fotografi të detajuara, të cilatklieteve I’u ofrojnë një pasqyrë reale për gjendjen e automjetit.

Të gjitha këto detaje i mundësojnë klientëve të marrin të gjithainformacionet  e nevojshme rreth veturës para se të bëjnëofertën e tyre.

Sipas pronarit të AutoNet, Nexhdet Abazi kjo platformëelektronike ofron një gamë të gjërë të Automjeteve kryesishttë përdorura nga kompani evropiane përmes lizingut ku tënjejtat pas një përdorimi prej 2-5 vitesh dalin në shitje.

 Tëgjithë të interesuarit mund të regjistrohen në platformënwww.bidautonet.com  dhe të marrin pjesë në ankandet të cilatorganizohen çdo ditë.

Kompania AutoNet L.L.C. është themeluar me mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe InovationCenter of Kosovo -ICK, e cila e ka vlerësuar si një ide inovative dhe si një risi për vendin tonë e cila pritet të hapënjë kapitull të ri sa i përket shfrytëzimit të mundësive që ofronteknologjia informative duke ju mundësuar klientëve të bëjnëblerjet e veturave përmes një procesi të lehtë dhe të shpejtë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën nga Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblese së Gjyqtarëve të EULEX-it, përfaqësuar sipas autorizimit nga dr. Artan Qerkini, avokat. (Ndertesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, merr pjesë në nisjen e asfaltimit të zgjerimit të llotit të 4 të rrugës Podujevë - Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Llugë. (Rruga Podujevë - Prishtinë, fshati Llugë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 12:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës. (Ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve  Kryeministri Avdullah Hoti do e përcjellin realizimin e eksportit të produkteve kosovare në Serbi e që lidhet me marrveshëjen në Shtëpinë e Bardhë në Washington për bashkëpunim ekonomik Kosovë - Serbi e cila pason me një marrëveshje mes dy operatorëve ekonomik. (Objekti i Agrokosova Holiding në zona industriale - Shirokë, Suharekë, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2020, viziton Verarinë ‘’Agro Kosova Holding ’’ në Suharekë. (Veraria ‘’Agro Kosova Holding ’’, Suharekë, ora 14:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, bën sot përmbylljen e fushatës zgjedhore përmes një konference për media. (Restorant “Artela”, ora 14:00)