19 Prill 2024

Australia nis bisedimet e tregtisë së lirë me Hong Kongun

Canberra, 25 prill - Australia nisi bisedimet për hartimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me rajonin e Hong Kongut të Kinës.

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe i Investimeve i Australisë, Steve Jorbo, shpalli hedhjen e hapit të parë të fillimit të procedurës, ndërkohë tani qeveria australiane do të mbledhë mendimet e publikut për nënshkrimin e marrëveshjes.

Jorbo tha se marrëveshja me Hong Kongun do t\'i shtohet Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis Australisë dhe Kinës, që u nënshkrua dhe hyri në fuqi në vitin 2015 dhe synon forcimin e lidhjeve tregtare të Australisë me ekonomitë e tjera aziatike.

Hong Kongu i Kinës është kryeura e ndërmarrjeve australiane për t\' vendosur në rajone të tjera të Azisë.

Mbi 600 kompani australiane kanë degë atje. Qeveria australiane e ka vënë në plan të parë të tregtisë së jashtme nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë dhe gjatë viteve të kaluar nënshkroi me radhë marrëveshjet përkatëse me partnerët kryesorë, si Kinën, Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Aktualisht, ajo po zhvillon bisedime edhe me Indonezinë, Bashkimin Europian dhe Indinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)