20 Prill 2024

ATK mbyllë 6 biznese të lojërave të fatit

Prishtinë, 23 janar - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se Divizioni i Lojërave të Fatit, javën e kaluar ka ndërmarr aksion dy ditorë në komunën e Prishtinës dhe Mitrovicës, me qëllim të identifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit në mënyrë të jashtëligjshme.

Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur gjashtë biznese të kësaj veprimtarie, të cilat janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 22,000.00 euro.

Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të  Kosovës.

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK,  rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)