25 Prill 2024

ATK do të zëvendësojë sistemin e teknologjisë informative

Prishtinë, 7 korrik - Sot është mbajtur takimi i përbashkët i Komitetit Drejtues për procesin e modernizimit te proceseve dhe sistemit te teknologjisë informative në Ministrinë e Financave, lidhur projektin per integrimin e sistemit për teknologji informative.

ATK njofton se qëllimi bazë i këtij projekti është modernizimi i proceseve biznesore, lehtësirave per përmbushjen e tatimeve nga tatimpaguesit, ofrimi i shërbimeve elektronike me synim zëvendësimin e shërbimeve me letër, lehtësimi i mënyrës se raportimit ndërinstitucional përfshi Administratën Tatimore, Doganën e Kosovës dhe Thesarin e Kosovës.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri potencoi rendësin e këtij projekti dhe u zotua se do të ketë përkushtim maksimal që ky projekt të finalizohet.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Dogana e Kosovës.

Gjithashtu, procesi do ta lehtësoj menaxhimin e proceseve në mënyrë me efikase dhe inteligjente. Procesi është duke u ndihmua me ekspertize nga ekspertë të angazhuar nga FMN, me financim te përbashkët te Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)