28 Mars 2024

Argjentina ashpërson masat për stabilizimin e pesos

Buenos Aires, 5 shtator - Presidenti i Argjentinës Mauricio Macri njoftoi vendosjen e tarifave të reja ndaj eksporteve të këtij vendi të tretë të madh të prodhimit të sojës në botë.

Njëkohësisht, ai tha se vendi do të pakësojë ndjeshëm shpenzimet për të rregulluar buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, qeveria planifikon ta bindë Fondin Monetar Ndërkombëtar të shpejtojë një program kredie prej 50 miliardë dollarësh.

Masat e reja të shtrëngimit të shpallura nga Macri dhe ministri i Financave Nicolas Dujovne erdhën nga një rënie me 16% e pesos javën e kaluar që solli rreth 50% humbje ndaj dollarit amerikan këtë vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)