28 Mars 2024

AKP shpall shitjen e aseteve përmes likuidimit 5

Prishtinë, 1 nëntor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur likuidimin e radhës me shitje të aseteve të cilat tenderohen për privatizim.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në tetor, AKP ka njoftuar menaxhmentet e asete-ve dhe Komunat përkatëse se këto asete do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në gazetat vendore.

Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 5 përmban 29 Njësi. dhe të gjitha këto asete do të privatizohen përmes likuidimit.

Afati i fundit për para-kualifikim është: 24 Nëntor 2010

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 1 dhjetor 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30. 

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucion i pavarur publik, duke pas parasysh se rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe mirëqenia e qytetarëve të saj është më rëndësi jetike dhe kërkon administrimin dhe privatizimin ose likuidimin me kohë të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore.
Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve në investitorë privatë, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.
 
Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të aseteve të parapara për shitje përmes Likuidimit Nr. 5:

Njësia 1: Bujqësia, Fushë Kosovë – Toka Bujqësore Markoc - Toka gjendet në Komunën e Obiliqit. Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 5, 6/2, 7/1, 7/2, 13, 14, 28/1, 29/1, 42/1, 288 dhe 292 në zonën kadastrale Obiliq, me një sipërfaqe të përafërt prej 233463 m² (23 ha 34 ari dhe 63m²).

Njësia 2: Bujqësia, Fushë Kosovë – Toka Bujqësore Plemetin - Toka gjendet në Komunën e Obiliqit. Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 352, 781, 804 dhe 814 në zonën kadastrale Plemetin, me një sipërfaqe të përafërt prej 196460 m² (19 ha 64 ari dhe 60m²).

Njësia 3: Bujqësia, Fushë Kosovë – Toka Bujqësore Sllatinë e Madhe - Toka gjendet në Komunën e Fushë Kosovës. Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 14/1, 14/2, 14/3, 14/4, 18, 28/1, 28/2, 94, 248, 249, 252/1, 252/2, 257, 258, 259, 263/2, 657, 658/1, 658/2, 658/3 dhe 658/4 në zonën kadastrale Sllatinë e Madhe, me një sipërfaqe të përafërt prej 460755 m² (46 ha 07 ari dhe 55m²).

Njësia 4: Bujqësia, Lipjan – Toka Bujqësore në Babush – Toka gjendet në komunën e Ferizajt. Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 131/1 dhe 131/2 në zonën kadastrale Babush i Serbëve, me një sipërfaqe të përafërt prej 30875m² (3 ha 08 ari dhe 75m²).

Njësia 5: Bujqësia, Lipjan – Toka Bujqësore Livagje A – Toka gjendet në Komunën e Graçanicës. Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 47/1 dhe 48 në zonën kadastrale Livagjë, me një sipërfaqe të përafërt prej 194275m² (19 ha 42 ari dhe 75m²).

Njësia 6: Bujqësia, Lipjan – Toka Bujqësore Livagje B - Toka gjendet në Komunën e Graçanicës. Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 1444/1, 1444/2, 1445/1, 1450, 1451, 1452, 1453, 1456, 1912/2, 1912/3, 1918 dhe 1921 në zonën kadastrale Livagjë, me një sipërfaqe të përafërt prej 58701m² (5 ha 87 ari dhe 01m²).

Njësia 7: Bujqësia, Lipjan, Toka Bujqësore në Grackë e Vjetër – Toka gjendet në Komunën e Lipjanit. Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 1, 2/3, 2/4, 4,5 dhe 6  zona kadastrale  Grackë e Vjetër, me një sipërfaqe të përafërt prej 106252m² (10 ha 62 ari dhe 52m²).

Njësia 8: Toka dhe ndërtesë e dëmtuar “ENG Beton” Kamenicë - ofron mundësi për blerjen e një parcelë toke dhe një ndërtese të dëmtuar, pronë e NSh ENG Beton me një sipërfaqe të përgjithshme të përafërt prej 294 m²  që ndodhet në rrugën kryesore të qytetit të Kamenicës. Lokacioni parësorë i saj e bënë këtë vend shumë të përshtatshëm për aktivitete te ndryshme të biznesit.

Njësia 9: “17 Nëntori” Depoja- ndodhet në qendër të qytetit të Pejës në rrugën Xhemajl Shkololli, afër Çarshi Xhamisë. Në të kaluarën, ky aset është shfrytëzuar si depo e artikujve të ndryshëm. Depoja, është ndërtesë njëkatëshe nga betoni dhe tullat dhe ndodhet në ngastrën 665/2, me sipërfaqe totale prej rreth 120m2. Pas konfliktit të vitit 1999, Depoja nuk është shfrytëzuar nga NSH-ja.

Njësia 10: “17 Nëntori” Ekonomati (ngastra) - ndodhet në qendër të qytetit të Pejës, në një rrugë  të frekuentuar afër Çarshisë së Gjatë. Në të kaluarën ka shërbyer si dyqan me pakicë. Dyqani, ishte ndërtesë njëkatëshe nga betoni dhe tullat dhe kishte sipërfaqe totale prej rreth 120 m2. Dyqani, është shkatërruar plotësisht gjatë luftës së vitit 1999.

Njësia 11: Trasing Pajisje të Lëvizshme -Aseti, pjesë e kësaj shitjeje i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë në posedim paisje të përdorura dhe mbeturina të metalit të cilat gjenden në Zonën Industriale, Prishtinë.

Njësia 12: Gërmia Dyqani Nr. 6 Qafa, -  Aseti, pjesë e kësaj shitjeje përfshinë sipërfaqen e lokalit afarist  me sipërfaqe prej përafërsisht 128.84 m2 i cili gjendet në katin e parë në objektin shumëkatësh e njohur si “Kompleksi Qafa” në  qendër të Prishtinës.

Njësia 13: Gërmia Shitorja Nr. 1 Lakrishte - Aseti, pjesë e kësaj shitjeje përfshinë sipërfaqen e lokalit afarist  me sipërfaqe prej përafërsisht 64.04 m2 i cili gjendet në katin përdhesë në soliterin nr. 1 në lagjen “Lakrishte” në  Prishtinë.

Njësia 14: “19 Qershori” Toka në Podujevë -Aseti, pjesë e kësaj shitjeje përfshinë vetëm sipërfaqen e tokës prej përafërsisht  10 ha 04 ari 99 m2 (100,499 m2) në Zonat Kadastrale Llapashticë e Epërme dhe Llapashticë e Poshtme në Podujevë.  Pjesë e kësaj shitje është vetëm toka e cila, në të kaluarën, është përdorur nga NSH-ja për nxjerrjen e lëndës së parë për prodhimin e tullave.

Njësia 15: “Banesa”,  Dy shitore në Ortakoll IV, L/2D, Prizren – përfshinë dy (2) shitore me sipërfaqe të përgjithshme të shitoreve prej 74.88 m² dhe bodrume me sipërfaqe të përgjithshme prej 68.31 m2, që gjinden në ndërtesën afarist/banesor, Rr. “11 Marsi” / Ortakoll IV, Lam 2D, Prizren.

Njësia 16: “Komuna” – Shitorja nr.5 në Mitrovicë - ofron për shitje një shitore me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 44 m², e cila gjendet në adresë: rr. “Adem Jashari” nr.56, Mitrovicë.

Njësia 17: KB Vushtrria Tokë dhe Ndërtesa – Prona gjendet ne qytetin e Vushtrrisë në rrugën kryesore.  Toka me përafërsisht 4020 m2 (parcela numër 2233), me dy ndërtesa – një ndërtesë administrative me përafërsisht 232 m2 që përmban dy zyra, djathore dhe një dyqan, një aneks objekt/depo me sipërfaqe 180 m2 dhe Pompën e Derivateve.

Njësia 18: Fabrika e Plastikës Skenderaj Tokë A - Përafërsisht 8,993m2 (89ari, 93m2) tokë bujqësore në Zonën Kadastrale të Skenderajt, Certifikata Nr. UL-72015063-00334, parcelat nr. 191,201,202. 

Njësia 19: Fabrika e Plastikes Skenderaj Tokë B - Tokë me përafërsisht 4,311m2 (43 ari, 11m2) tokë bujqësore në Zonën Kadastrale Klinë e Poshtme / Donja Klina, komuna Skenderaj, Certifikata Nr. UL-72015063-00166, parcelat nr. 692,693.

Njësia 20: Fabrika e Plastikes Skenderaj Tokë C - Përafërsisht 2,560m2 (25 ari, 60m2) tokë bujqësore në Zonën Kadastrale Klinë e Poshtme / Donja Klina, komuna Skenderaj, Certifikata Nr. UL-72015063-00166, parcelat nr. 690,691.

Njësia 21: Runiku Tokë A - Tokë me sipërfaqe prej  3,595m2 (35ari 95m2) në Zonën Kadastrale Runik, të komunës së Skenderajt, Certifikata Nr. UL-72015062-00131, parcela  668-0.

Njësia 22: Runiku Tokë B- Tokë me sipërfaqe prej  5,571m2 (55 ari 71m2) në Zonën Kadastrale Runik,të komunës së Skenderajt, Certifikata Nr. UL-72015062-00131, parcela1840-0.

Njësia 23: Runiku Tokë C - Tokë me sipërfaqe prej 22,152m2 (2ha 21ari 52m2) në Zonën Kadastrale Runik, të komunës së Skenderajt, Certifikata Nr. UL-72015062-00131, parcelat 1868-0 dhe 1869-0.

Njësia 24: Teuta Bare Dyqan - Dyqan prej 92.69 m² (kontrata e blerjes nr 1190/85) gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës. Dyqani është i përshtatshëm në mënyrë ideale për aktivitete të ndryshme komerciale. NSH Teuta - Bare u bë pronar i dyqanit në bazë të kontratës se Blerjes qe është nënshkruar më 13 qershor 1985 ndërmjet SIZ dhe Partizanka nga Titova Uzhica (te njohur si NSH Teuta Bare).

Njësia 25: Derma Commerce - Shitore me ndërtim të përkohshëm -Kjo shitje u ofron mundësi investitorëve potencial që të blejnë shitore me ndërtim të përkohshëm, me sipërfaqe rreth 25 m2, me lokacion në zone tregtare në qytetin e Therandës, Komuna e Therandës, ne afërsi të rrugës kryesore Therandë -Prizren.

Njësia 26: Turiqevci Toka A - tokë prej 1,045 m² (Certifikatë mbi të drejtat e pronës së paluajtshme UL nr. 72015072-00174, parcela nr. 308/2) e cila gjendet në Fshatin Turiqevc, Komuna e Skenderajt. Toka është e përshtatshme për qëllime bujqësore dhe/ose banuese.

Njësia 27: Turiqevci Toka B – tokë prej 507 m² (Certifikatë mbi të drejtat e pronës së paluajtshme UL nr. 72015072-00174, parcela nr. 308/3) e cila gjendet në Fshatin Turiqevc, Komuna e Skenderajt. Toka është e përshtatshme për qëllime bujqësore dhe/ose banuese.

Njësia 28: Turiqevci Toka C – tokë prej 61 m² (Certifikatë mbi të drejtat e pronës së paluajtshme UL nr. 72015072-00174, parcela nr. 308/4) e cila gjendet në Fshatin Turiqevc, Komuna e Skenderajt. Toka është e përshtatshme për qëllime bujqësore dhe/ose ndërtimore.

Njësia 29: Turiqevci Toka D - tokë prej 78 m² (Certifikatë mbi të drejtat e pronës së paluajtshme UL nr. 72015072-00174, parcela nr. 308/5) e cila gjendet në Fshatin Turiqevc, Komuna e Skenderajt. Toka është e përshtatshme për qëllime bujqësore dhe/ose ndërtimore. 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)