19 Prill 2024

AKP shpall shitjen e aseteve përmes likuidimit 4

Prishtinë, 13 shtator - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur likuidimin e radhës me shitje të aseteve të cilat tenderohen për privatizim.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në korrik, AKP ka njoftuar menaxhmentet e asete-ve dhe Komunat përkatëse se këto asete do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit dhe në gazetat vendore.

Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 4 përmban 21 Njësi.  Të gjitha këto njësi apo asete do të privatizohen përmes likuidimit.

Afati i fundit për para-kualifikim është: 10 Tetor 2010

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 13 tetor 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00. 

Deri më tani, Agjencia Kosovare e Privatizimit përmes procesit të likuidimit me shitje të aseteve të ndërmarrjeve ka tenderuar 61 asete, kurse në fondin e mirëbesimit nga procesi i likuidimit, AKP i ka grumbulluar rreth 12 milionë euro.

Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve ose aseteve në investitorë privatë, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)