24 Prill 2024

AKP shet 17 ndërmarrje mbi 13 milionë euro

Prishtinë, 8 shtator - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të valës 45 të privatizimit, shpalli fituesit e përkohshëm të Ndërmarrjeve të Reja të tenderuar përmes metodës së Spin-off-it të Rregullt. 

Gjithsej 17 Ndërmarrje të Reja ishin në dispozicion për shitje, janë pranuar 69 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 13 milionë e 335 mijë e 756 euro.

Zëvendësdrejtoresha e AKP-së, znj. Mrika Tahiri njoftoi se deri më tani janë privatizuar 560 ndërmarrje të reja.

Znj. Tahiri njoftoi gjithashtu se Agjencia ka bërë shpalljen e Valës së veçantë të privatizimit (Vala 45-A), përmes të cilës janë hedhur për shitje 15 ndërmarrje të reja, që ndryshe mund të quhen ndërmarrje të mëdha, atraktive dhe të rëndësishme për ekonominë e vendit, si industri të tekstilit, miniera të boksiteve, fabrika të ndryshme, patundshmëri në lokacione kyqe të qyteteve të Kosovës etj.

“Agjencia pret interesim të madh të investitorëve për këto ndërmarrje të tenderuara, ndërsa ju sigurojmë edhe një herë se, ashtu si edhe deri më tani, procesi do të zhvillohet në mënyrë të hapur dhe transparent para investitorëve dhe opinionit në përgjithësi”, theksoi Zëvendës drejtoresha e AKP-së.

Agjencia Kosovare e Privatizimit tani është duke punuar që të përfundoj të gjitha shitjet, në pritje të vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosoves duke pas parasysh se rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe mirëqenia e qytetarëve të saj është me rëndësi jetike dhe kërkon administrimin dhe privatizimin ose likuidimin me kohë të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ushtron funksionet dhe përgjegjësitë që ka në mënyrë plotësisht të pavarur dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e Kosovës.

Është me rëndësi të ritheksohet përqendrimi i Agjencisë në përshpejtimin e shpërndarjes së 20% të hyrave për punëtoret e ndërmarrjeve, ku deri më tani nga fondi i privatizimit, punëtorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore iu janë shpërndarë mbi 27 milionë e 175 mijë Euro.

Nga privatizimi i këtyre ndërmarrjeve shoqërore deri më tani janë grumbulluar 456,930,761€ ndërkaq nga procesi i likuidimit me shitje të aseteve të ndërmarrjeve janë grumbulluar 22,417,307€.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)