20 Prill 2024

AKP miraton shpalljen e valës së shitjes së aseteve në likuidim 31

Prishtinë, 3 mars - Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
 
Në këtë mbledhje Bordi miratoi shpalljen e valës së re të Shitjes së Aseteve në Likuidim  SHAL 31, e cila përfshin rreth 65 asete të Ndërmarrjeve Shoqërore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës sipas planit të punës dhe me qëllim të dinamizmit të procesi të shitjes dhe likuidimit të Ndërmarrjeve Shoqërore.

Bordi miratoi raportet e  shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e N.Sh. Banja e Kllokotit, NSH Vushtex, NSH Moronica dhe NSH Liria Pejë në shumën prej 1,367,215 €,  si dhe miratoi shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm të gjashtë Ndërmarrjeve Shoqërore në shumën prej 151,600 €, aprovoi qiradhënien për asetet e N.Sh Boksitet e Kosovës  

Ndër të tjera, Bordi po ashtu miratoi disa qiradhënie të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, një Marrëveshje të Mirëkuptimit me Ndërmarrjen Publike Banesore si dhe shqyrtoi dhe diskutoi çështje të tjera që lidhen me veprimtarinë e përditshme të Agjencisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)