29 Mars 2024

AKB publikon vlerësimin e nevojave të tregut te Punës 2019

Prishtinë, 29 nëntor - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) më mbështetjen e Programit  të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë organizon publikimin e titulluar “Hulumtimi Vlerësimi i Nevojave te tregut të Punës 2019” .

Ky “Hulumtimi Vlerësimi i Nevojave të tregut Punës 2019” publikohet në kuadër të aktiviteteve të Javëve të Biznesit Kosovar 2019.

“Hulumtimi Vlerësimi i Nevojave të tregut Punës 2019”realizohet për herë të shtatë në Kosovë nga AKB në këtë vite do te publikohet në tri pjesë pas që është voluminoz dhe interesant për publikun dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare por dhe për të lansuar më mirë edhe nëpër qendrat të tjera të Kosovës.

Synimi kryesor i këtij Hulumtimi është vlerësimi i nevojave ne tregun e punës dhe trendët ne tregun e punës si dhe dinamikat e aktiviteteve te ndryshme te cilat kërkojnë studime te veçanta shkencore dhe te përvitshme sepse proceset zhvillimore ne ekonominë e tregut karakterizohen me ndryshime te shpejta si rezultate i industrializimit te vendit dhe digjitalizimit.

Kërkesa ne tregun e punës për rritjen e shkathtësive te fuqisë punëtorë gjegjësisht te zhvillimit te kapitalit njerëzorë te behet ne harmoni me nevojat e tregut te punës prandaj edhe Aleanca Kosovare e Bizneseve ne bashkëpunim edhe me partner tjerë vendor dhe organizata ndërkombëtare kanë bërë përpjekje të vazhdueshme qe tregu i punës te jete ne harmoni me nevojat.

Të ftuar në këtë konferencë janë: Përfaqësuesit te institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovës, Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Institucionet Akademike dhe Hulumtuese, Universiteteve private dhe publike përfaqësuesit e Bizneseve, shoqëria civile dhe mediat e shkruara dhe elektronike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)