27 Janar 2021

AKB dhe Kryeministri Hoti përcjellin eksportin vendor në katër shtete

Prishtinë, 25 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i shoqëruar nga përfaqësues të Aleancës Kosovare të Bizneseve  vizitojnë Fabrikën e e bllokave Silcapor në Kaçanik.
 
Kjo vizitë e AKB-së e cila shoqërohet nga kryeministri Hoti i cili do te përcjell eksportin e një kontingjenti të prodhimeve vendore në katër shtete regjionale e që kjo është edhe promovim i prodhimeve Made in Kosova në Ballkanin Perendimor.

Ky aktiviteti organizohet në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2020" me moto : Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?, e qe ka karakter te rendesishme ekonomik dhe politik në të mirë të Shtetit dhe ekonomisë kosovare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Dhjetor 2020

 - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,  Jusuf  Azemi është I ftuar nga Kryeministri I Kosovës Hoti  në një takim të përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Dimitrije Raçiçeviq për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

 

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe te Pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë holokaustit. (Oborri i Qeverisë, ora 11:40)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Mahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

 

- Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe "Talia e Flakës 2021" organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Labortarotit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021. (Skena e vogël të Teatrit të Gjilanit, ora 16:00)