23 Shkurt 2020

Adresohen problemet dhe barrierat tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë

Tiranë, 21 maj - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka bërë të ditur së sot në Tiranë do te mbahet konferenca me temë “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë - Shqipëri”.

Kjo konferencë do të adresojë problemet dhe barrierat tregtare që prodhuesit e dy të dy vendeve janë duke i hasur.

Konferenca organizohet nga Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar, në mbështetje të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. 

Të pranishëm në konferencë do të jenë përfaqësues të dy qeverive, Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të bizneseve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)