25 Prill 2024

Acarimi i raporteve tregtare mban të lartë çmimin e naftës

New York, 22 gusht - Nafta e papërpunuar Brent ka filluar të hënën javën e tregtimit me 71,72 dollarë për fuçi, ndërkohë që nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 65,84 dollarë për fuçi.

Të premten, më saktësisht në mbyllje të javës së tregtimit, nafta Brent tregtohej me 72,46 dollarë për fuçi, ndërsa marka amerikane WTI, 68,94 dollarë për fuçi.

Ekspertët janë të mendimit se acarimi i raporteve tregtare të dy ekonomive më të mëdha në botë, ShBA-të dhe Kina, dhe veçanërisht rënia e kërkesës në Azi, rezultoi me uljen e kërkesës globale të naftës.

Megjithatë, rreziqet nga një mungesë globale të furnizimit, nga shkaku i sanksioneve të ShBA-ve ndaj Iranit, po i mbajnë çmimet e naftës nga rënia e mëtejshme.

Ditë më parë, Irani shprehu shqetësimin e tij nga oferta e Arabisë Saudite, për të hedhur më shumë naftë në treg, për të mbuluar hendekun e shkaktuar nga sanksionet mbi Iranin.

Të dielën, Irani tha se asnjë anëtar i OPEC-ut nuk mund ta zëvendësoj atë.

Tregjet do të ndjekin me vëmendje të veçantë deklaratat e zyrtarëve të ShBA-ve, Kinës dhe Iranit këtë javë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)