21 Tetor 2019

Tregti

SHBA dhe Kina pritet t'i japin fund luftës tregtare

Washington, 7 shkurt - Bisedimet e nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës pritet të rifillojnë javën e ardhshme me shpresën që t’i jepet fund një lufte tregtare që po përshkallëzohet mes dy superfuqive ekonomike. Lexo

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019  - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)