28 Mars 2024

98 për qind bien eksportet serbe pas vënies së taksës

Prishtinë, 18 dhjetor - Analiza "Ndikimi i taksës 100% në ekonominë kosovare nga data 21 nëntor deri me 5 dhjetor 2018", është  ishte temë diskutini në Prizren organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha ne kanë kërkuar nga qeveria marrjen e këtij vendimi tash disa vjet  dhe se ky vendim po del të jetë mjaft pozitiv dhe i drejtë për bizneset kosovare.

Gjatë kësaj periudhe  nga 21 nëntori deri me 5 dhjetor 2018, ka pasur rritje të prodhimtarisë vendore, punësimit, mirëqenies e zhvillimit.

Në bazë të hulumtimit del se tek bizneset kosovare masat kanë ndikuar pozitivisht. Vendi nga kjo po përfiton shumë në të gjitha aspektet. Nga kjo rrezulton si pozitive sipas përgjigjeve të respodentëve se ekonomia prodhuese është në drejtim të rimëkëmbjes,

Ai shtoi se kryemnistri dhe të tjerët janë kategorik që kjo masë të mos hiqet dhe do të ketë edhe masa tjera.

Sipas tij ajo që është shumë e rëndësishme, është se Shqipëria ka rritur eksportet drejt Kosovës rrethë 35 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

"Taksa është  arma më e fuqishme për ta gjunjëzuar Serbinë", tha Shahini.

Ai tregoi se nga ana  tjetër Serbia ka humbur 98 për qind të eksporteve apo 63 milionë euro deri në fund të këtij viti.

Mbi 2000 maune të bizneseve serbe më nuk po lëvizin e eksportojnë në Kosovë.  Mbi 1.3 milionë euro janë humbje derivatesh. Mbi 300 biznese janë ankuar tek institucionet serbe.

 "Bizneset serbe, kanë humbur tregun dhe po mundohen me falsifikime të origjinës e paketimeve të hynë në Kosovë por kjo nuk mund të  ndodh. Serbia me çdo kusht mendon të jetë këtu me prodhime, por më tash kjo nuk do të ndodh më.

Liman Asllani, koordinator i AKB-së në regjionin  e Prizrenit, tha se vënien e kësaj takse  e kanë kërkuar tash 16 vjet,  e cila ka dobësuar bizneset serbe skajshnërisht.

Në anën tjetër taksa 100 për qind ka ndikuar pozitivisht në rritjen e prodhimtarisë kosovare, punësimit e zhvillimit.

Ai stoi se duhet bëhet unifikimi i tregut Shipëri- Kosovë në mënyrë që Coca colën ta inportojmë  nga Tirana e jo nga Zemuni, e po ashtu edhe brendet tjera botërore.

Ai para të pranishmëve ka publikuar analizën dhe rekomandimet ndaj institucioneve e bizneseve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)