06 Mars 2021

30 aplikime për statusin e Investitorit Strategjik në Kosovë

Prishtinë, 18 gusht - Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike mbajti sot mbledhjen e dytë me radhë, ku u diskutua për kërkesat e disa investitorëve strategjikë për të investuar në Kosovë, si dhe për çështje të tjera, që ndërlidhen me ligjin për investime strategjike.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në cilësinë e kryesuesit të këtij komisioni, theksoi se prioritet i ministrisë që ai e drejton është shqyrtimi i të gjitha kërkesave për investime strategjike në Kosovë.

Po ashtu, ministri Krasniqi i njoftoi anëtarët e këtij komisioni se deri më tani janë paraqitur 30 aplikues për të marrë statusin e investitorit strategjik në Kosovë.

Sipas ministrit Krasniqi, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë në shërbim të të gjithë investitorëve duke iu krijuar kushte dhe lehtësira për të investuar kapitalin e tyre në vendin tonë.

Në takim u shqyrtua edhe rekomandimi i Komisionit Operacional për subjektin “Kosmote Foods” për të cilin do të kërkohet interpretim nga Zyra Ligjore e Kryeministrisë dhe pastaj të vendoset për aprovimin e kërkesës për investim strategjik.   

Po ashtu, të pranishmit u njoftuan edhe për ecurinë e punës së Grupit Operacional për shqyrtimin dhe vlerësimin e dosjes së aplikimit për subjektin “Unitas Energy”, ku u bë e ditur se lënda  është në fazën e pritjes.

Gjithashtu, në takim u vendos për formimin e dy grupeve të reja operacionale, që do t`i shqyrtojnë kërkesat e dy investitorëve të tjerë strategjikë: “MOXIKO-LUMA KOSOVO LLC” dhe “HILL ROME LTD.

Në fund të këtij takimi u theksua nevoja për ndryshime në Ligjin për Investime të Huaja, për shkak të rrezikut nga paditë e mundshme në arbitrazh, ku u shfaq brengosja se Kosova po i humbë milionat nga këto padi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Mars 2021 - Komuna e Klinës së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së bëjn homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit te Kodra e Kuqe në Grabanicë. (Grabanicë, ora 9:00)  

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu, do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 9:15)

 - Komuna e Klinës së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së bëjn homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:50)

- Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hap ekspozitë me fotografi. (Prekaz, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën homazhe të varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

- Kolektivi i Marshojmë s'festojmë do të mbajë konferencë për media ku do të prononcohen rreth organizimit dhe manifestimit të 8 marsit 2021. (Amfiteatri në sheshin Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Mbahet turnir në volejboll në Skenderaj. (Skenderaj, ora 11:00)

-  Për nder të Epopesë së UÇK-së, një delegacion i Nismës Socialdemokrate do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenti bën homazhe pranë lapitarit të Komandant Kumanovës - Ismet Jashari. (Në qënder të qytetit të prizrenit, ora 11:30)

- Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon homazhe në të gjitha komplekset memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së, ora 12:00

- Komuna e Prizrenti bën homazhe pranë lapidarit të Komandant Drinit - Ekrem Rexhes. (Përball Shtëpisë së Bardhë, ora 12:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalë në Ekspozitën me 59 fotografi, e cila do të mbahet në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore në 23 vjetorin e rënies së Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. *Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon Performancen “A je çikë, a djalë?!”,  për të shënuar 8 Marsin-Ditën Ndërkombëtare të Gruas. (Teatri Oda në Prishtinë, ora 19:00)