26 Nëntor 2020

Zyrtarët e lartë të Postës u mirëpriten nga Ambasada zvicerane në Kosovë

Prishtinë, 16 shtator - Sot U.D. Kryeshefja Ekzekutive, znj. Vjollca Shala-Mulaj me bashkëpunëtorët e saj, takuan Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Thomas Kolly me bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim shumë miqësor, u bisedua për sfidat dhe projektet e Postës së Kosovës, si dhe mundësitë që Ambasada zvicerane në Kosovë të mbështesë ndërmarrjen tonë në të ardhmen.

U.D. Kryeshefja, znj. Shala-Mulaj, falënderojë Ambasadorin Kolly dhe znj. Stocker – drejtoreshë e Zyrës  Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCOK), për ndihmën që i ka dhënë Postës së Kosovës gjatë kohës së Pandemisë COVID -19.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00) 

 

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshimerr pjesë në koncertin e Ansamblit “Shota”, kushtuar 70 vjetorit të formimit të Ansamblit të parë profesional të këngëve dhe valleve në Kosovë. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 16:00)