21 Nëntor 2019

Zona urbane e Gjilanit po bëhet zonë qarkullimi pa vetura

Gjilan, 15 tetor - Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur të martën mbledhja e bordit të drejtorëve, ku është diskutuar lidhur me planifimin e 3-mujorit të ardhshëm dhe për planifikimin në vitin 2020.

“Pjesa më e madhe e investimeve do të vazhdojë në ndërtimin e fshatit model, për përmbylljen e investimeve infrastrukturore. Ndërsa, ona urbane do të jetë prioritet i lartë i investimeve që përfshihet rregullimi i trotuareve dhe standardizimi për personat me nevoja të veçanta, për biçiklistët dhe për nënat me fëmijë. Qëllimi kryesor është që zonën urbane ta kthejmë në zonë qarkullimi pa vetura. Përfundimi i rregullimit të lumit Mirusha, Tregut të Gjelbër dhe punimet te Stadiumi i Qytetit, janë projekte që eliminojnë nevojën e qarkullimit me vetura”, ka thënë kryetari Haziri.

Duke folur për projektet infrastrukturore, kryetari Haziri tha se shumica e tyre tashmë janë të buxhetuara dhe po punohet me dinamikë të shtuar.

“Ndërtimi i rrugëve regjionale tashmë është i buxhetuar, pritet që Banka Europiane për Zhvillim në fund të këtij muaji të konfirojë investimet në rrugën Gjilan-Prishtinë me gjatësi prej 7.2 kilometrash. Do të vazhdojmë investimet në rrugën Gjilan-Bujanoc, në Rrugën e Kumanovës, në rrugën prej Livoçit të Ultë në drejtim të Kllokotit dhe rrugët tjera që janë pjesë e investimeve. Kjo na jep lehtësim dhe krijon fyrmëmarrje që të kalohet në investime brenda zonës urbane”, theksoi Haziri.

Prioritet kryesor për vitin e ardhshëm, i pari i gjilanasve ka thënë se është ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza, i cili tashmë ka marrë rrugë dhe ratifikimi i marrëveshjes pritet të ndodhë në seancat e para të Kuvendit të Republikës.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haqziri i falënderoj qytetarët për mbështetjen edhe lojalitetin që kanë treguar përmes pagesave të rregullta në tatimin e pronës dhe taksave komunale.

Haziri ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë ta kursejnë maksimalisht ujin e pijshëm, në mënyrë që të përballohet më lehtë thatësia, për shkak se Penda e Përlepnicës është në gjendje të rëndë. 

Kryetari i Gjilanit tha se prioritet vazhdon të jetë mbështetja për kartelën sociale, përkatësisht në ndërtim të shtëpive të reja, pako për studentët dhe ata të ekselencës, sikurse edhe pako për familjen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 nëntor 2019 - Institucioni i Avokatit të Popullit, me mbështetje të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian organizon festimin e përvjetorit të 19-të Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini" organizon hapjen e Panairit te Parë të Punës dhe Karrierës. (Universiteti i Mitrovicës, ora 10:00)

- Me rastin e 23 vjetorit të vdekjes së Dr. Xhavit Ahmetit, anëtarit të Kryesisë dhe veprimtarit të LDK-së, Kryesia e LDK-së, bën homazhe te varri i tij. (Lagjja Arbëria, ora 10:30)

- Kosovo Center for Business Support organizon tryezën me temën “Si ti zëvenësojmë Qeset e Plastikës pa u dëmtuar Bizneset” dhe cilat hapa duhet t’i ndërmarrim lidhur me zbatimin e planit të MMPH-së për zvoglimin e përdorimit të qeseve të plastikës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencë për media, ku temë do të jetë tarifat e vendosura nga kompanitë e sigurimeve. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë bashkëbisedim në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe përfaqëuesve të sindilkatave në Kosovë, me titull: "Mbështetja e fuqizimit sindikal në vendin tonë". (Hotel Grand, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe ADMOVERE organizojnë aksionin protestues lidhur me vendimet e Këshillit të Etikës, për plagjiatura dhe avancime jo meritore në UP. (Para ndërtesës së Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës organizon konferencë me rastin e organizimit “Thirrja e Tretë për Projekte të Fondit të Ballkanit Perëndimor”. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen Velania.  (Lagjja Velania në parkun përballë SOS Fshatit, ora 12:00)

- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nga Tirana do të mbaj një diskutim të hapur me komunitetin teatror, publikun dhe mediat e Kosovës. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen Bregu i Diellit. (Parku afër SHFMU “Ismail Qemali”, ora 14:00)

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova do të marrë pjesë në një debat për dhunën në familje në Mitrovicë të Veriut. (Shtëpia e Evropës në Mitrovicë të Veriut, ora 14:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Edukimit Amerikan, American Advising Center Education USA, organizon “Alumni Fair - Panairi i të diplomuarëve në SHBA”. (Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 14:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe komuna e Gjakovës do të shënojnë përfundimin e punimeve në rehabilitimin dhe rregullimin e Urës së Terzive dhe hapësirës përreth. (Pranë Urës së Terezive në Gjakovë, ora 16:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen e Spitalit". (Afër SHFMU “Pavarësia”, ora 16:00)

- Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon panelin e diskutimit “Balancimi mes punës dhe jetës dhe leja prindërore”. (Restoran Tartine Deli, ora 16:00)

- Në kuadër të Global Entrepreneurship Week, do të mbahet ngjarja “Are you a Champion of Success?” organizuar nga Ardian Hoxha dhe Oda Amerikane e Kosovës në bashkëpunim me ICK, Venture UP dhe Jakova Innovation Center. (Swiss Diamond, ora 17:00)