28 Mars 2024

Zhduket nga radari një avion pasagjerësh në Kamçatka të Rusisë

Moskë, 6 korrik  - Një avion pasagjerësh i tipit AN-26 është zhdukur nga radari në rajonin Kamçatka të Rusisë.

Duke cituar shërbimin e mediave të Ministrisë së Emergjencave të Rusisë në rajon, agjencitë ruse të lajmeve raportuan se qendra e komunikimit nuk ka arritur të vendosë kontaktin në kohën e planifikuar me avionin AN-26 i cili po udhëtonte nga qyteti Petropavlovsk-Kamçatski për në qytetin Palana në rajonin lindor Kamçatka.

Siç thuhet, në bord gjendeshin 22 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit.

Autoritetet kanë dërguar helikopterë dhe avionë në terren për të nisur aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)