19 Prill 2024

Zharku dhe Jonuzi përuruan rrugën Jbllanicë - Zaplluzhë


Prishtinë, 2 gusht - Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku kryetari i Dragashit Samet Jonuzi përuruan rrugën e asfaltuar që lidhë fshatrat Jabllanicë dhe Zaplluzhë.

Pas prerjës së shirit ministri Zharku tha se sot e përuruam një rrugë e cila ka një rëndësi të madhe për banorët e kësaj ane.

"Kjo rrugë është ndërtuar sipas standardeve më të larta dhe do të bëjë më të lehtë qarkullimin e banorëve të këtyre fshtrave. Njëherit ndihem mirë që kam pasur rastin t’a realizojmë një projekt të tillë, sepse kjo zonë e ka merituar këtë rrugë“.

Ndërsa kryetari i Dragashit, Samet Jonuzi, i shprehu falenderimet e tij për ministrin Zharku dhe Ministrinë e Infrastrukturës, që bëri të mundur  asfaltimin e një rruge e cila ishte ëndërr e kahmotshme e banorëve të kësaj ane.

Rruga Jabllanicë-Zaplluzhë, ka në gjatësi prej 8.6 kilometra, ndërsa ka kushtuar 820 804.40.

Kjo rrugë është asfaltuar nga Ministria e Infrastrukturës.​


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)