23 Shkurt 2019

Zelanda e Re blen nga SHBA-ja avionë “Boeing” të patrullimit detar

Wellington, 10 korrik - Zelanda e Re njoftoi sot blerjen me vlerë 1,6 miliardë dollarë të 4 avionëve “Boeing” të patrullimit detar nga qeveria amerikane.

“Boeing P-8A Poseidon”, avionë të patrullimit detar të specializuar në luftën antinëndetëse, antianije dhe të shërbimit sekret elektronik për të zëvendësuar gjashtë “P-3 Orion” të amortizuar, në aktivitet nga vitet 1960.

Ministri Mbrojtjes, Ron Mark, u shpreh se kjo blerje i mundëson Zelandës së Re që të planifikojë projekte në mënyrë të pavarur në situata detare dhe kur të jetë e nevojshme të bashkëpunojë me partnerë të tillë si Australia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Gjysma e këtij buxheti do të shkojë për blerjen e avionëve, pjesa e mbetur do të shërbejë për të financuar infrastrukturën dhe pajisje të tjera në fushën e aeronautikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019

- Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)