28 Mars 2024

Vullkani ndalon një të tretën e fluturimeve në Evropë

Bruksel, 16 prill - Shpërthimi i ri i vullkanit në akullnajën Eyjafjalle në Islandë ka shkaktuar kufizim të trafikut ajror evropian. Hiri vullkanik i cili është shtrirë përgjatë Atlantikut ditën e sotme, ka detyruar anullimin e fluturimeve në Britani, dhe ndërprerjen e fluturimeve në Europën e Veriut, duke lënë mijëra pasagjerë në pritje.

Eurocontrol, Autoriteti evropian i kontrollit për sigurinë e fluturimeve, ka bërë të ditur se në të gjithë Evropën janë ndaluar rreth e treta e fluturimeve. Në Evropë ka rreth 28.000 fluturime në ditë.

Nga frika e pengesave të shkaktuara nga hiri në atmosferë dhe të dëmtimeve të mundshme tek motorët e avionëve në aeroportet e Britanisë së Madhe janë anulluar fluturimet deri në orën 19:00 sipas orës lokale.

E prekur është edhe hapësira ajrore e shteteve të Beneluksit dhe pjesë të Gjermanisë veriore dhe perëndimore. Në Gjermani u anulluan rreth 300 fluturime.

Të prekura janë edhe pjesë të Skandinavisë. Në kryeqytetin Rejkjavik të Islandës është raportuar se mund të llogaritet një zgjerim i ndalimit të udhëtimeve ajrore deri në rajonet veriperëndimore të Rusisë. Retë e hirit vullkanik lëvizin me shpejtësi 35 km/orë në drejtimin juglindor.

Kjo masë prek aeroportin më të ngarkuar të Europës, Hethrow në Londër, si dhe aeroportet e tjera, Gatwik dhe Standset.

Në aeroportin Heatrow, kryhen 1,200 fluturime në ditë, ose kalojnë rreth 180 mijë pasagjerë në 24 orë. Paul Haskins nga Shërbimi i kontrollit ajror në Swanwik, tha se hiri vullkanik mund të shkaktojë dëme serioze tek motorët e avionëve.

“Hiri vullkanik është shumë i rrezikshëm për aeroplanët. Nëse hyn në motorin e avionit mund të shkatojë probleme dhe ta prishë atë.” - thotë ai

Linja ajrore Ryanair ka mbyllur të gjitha fluturimet në Irlandë, por tha se do të përpiqet të operojë me disa fluturime në jug të vendit. Linja ajrore kombëtare irlandeze anulloi 40 fluturime nga Dublini, Cork, Shannon, dhe Belfast. Dhe linja ajrore e Emirateve ka ndaluar 10 fluturime vajtje ardhje mes Dubait dhe Britanisë, si pasojë e hirit vullaknik.

Në veri të Suedisë të gjitha fluturimet ajrore janë pezulluar në qytetet Skelleftea, Lulea, Kiruna dhe Hemavan. Gjithashtu fluturimet janë ndaluar dhe në veri të Finlandës.

Qindra njerëz janë larguar nga përmbytjet e shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit nënakullnajor, i cili shpërtheu dje për herë të dytë në më pak se një muaj.

Nga vërshimi i ujrave nga malet, niveli i lumenjve është shtuar deri në 3 metra gjatë natës së mbrëmshme.

Reja e hirit vullkanik nuk ka ndërprerë veprimet në aeroportin e Islandës Keflavik, si dhe nuk ka shkatuar probleme në kryeqytetin e vendit Rejkjavik, por sipas meteorologëve,  ka shkaktuar probleme në zonën juglindore të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)