23 Prill 2024

Vala me çmime më të lira për thirrjet me Serbinë

Prishtinë, 29 prill - Hiq më pak se 50 përqind zbritje, kanë pësuar çmimet e operatorit Vala, drejt thirrjeve ndërkombëtare, për operatorët mobil në Serbi.

Premtimi i dhënë, se Vala do të zbresë në mënyrë drastike çmimet, edhe u realizua, pas një marrëveshje konstruktive mes drejtuesëve të PTK dhe atyre të Monaco Telecom.

Prej të enjtes, jo vetëm çmimet e thirrjeve drejt operatorëve mobil serbë por edhe telefonisë fikse në Serbi, janë të aplikueshme për të gjithë konsumatorët Prepaid (me parapagim) dhe atyre Postpaid (me faturë).

Thirrjet nga Vala drejt operatorëve serb Telenor, VIP, MTS do të kushtojnë vetëm 0.28 cent (me TVSH) për minutë, për konsumatorët Prepaid, ndërkohë vetëm 0.19 cent (me TVSH) drejt telefonise fikse në Serbi.

Konsumatorëve Postpaid, një minutë drejt operatorëve mobil në Serbi do t’u kushtojë vetëm 0.24 cent, ndërsa drej fiksit vetëm 0.10 cent për minutë.

Oferta e Vala-s, vjen vetëm disa ditë, pas largimit të operatorëve ilegalë serbë që operojnë në Kosovë, nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit dhe premtimi i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha, se banorëve të enklavave
serbe, do t’u ofrohen produkte të reja shumë të volitshme të Valas, në mënyrë që atyre t’u mundësohet komunikimi me familjarët dhe të afërmit e tyre në Serbi.

Vala tashmë ka shpërndarë mbi 5000 SIM kartela gratis nëpër enklavat serbe, ndërkohë që kjo ofertë vazhdon deri në një vendim të ardhshëm. Interesimi i qytetarëve serbë për t’u pajisur është shumë i madh, e sidomos tek të rinjtë.

Oferta është vlerësuar si e shkëlqyer, jo vetëm nga qytetarët serbë të enklavave, por edhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare, meqë u ka mundësuar të gjithë konsumatorëve të Operatorit Vala qasje dhe vazhdimësi të komunikimit
anëekënd Kosovës dhe jashtë saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)