29 Mars 2024

United dhe Continental, kompania ajrore më e madhe në botë

SHBA, 4 maj - Dy shoqëri ajrore amerikane, United dhe Continental po bashkohen përmes një marrëveshjeje 3 miliardë dollarëshe, duke krijuar kompaninë ajrore më të madhe në botë.

Dy kompanitë së bashku kanë gati 700 avionë, 88 mijë punonjës dhe fluturojnë në 370 destinacione në 59 vende.

Kompania do të quhet United Airlines. Shefi ekzekutiv i kompanisë Continental, Jeff Smisek do të jetë në të njëjtin pozicion në kompaninë e re ndërsa bosi i United, Glenn Tilton do të jetë kreu i saj.

Bordet e të dyja kompanive miratuan marrëveshjen e bashkimit dje, por ajo duhet të marrë gjithashtu miratimin e sindikatave dhe do të analizohet nga agjencia regullatore amerikane e antitrusteve.

Kompania shpreson të kursejë më shumë se një miliard dollarë në vit duke eliminuar një pjesë të punonjësve dhe operacione të panevojshme.

Kjo pritet të shkurtojë konstot e operacioneve me 8 përqind. Më pak fluturime dhe konkurrencë do ta bënte më të lehtë për shoqëritë ajrore që të rrisnin çmimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)