25 Prill 2024

Turqia fiton 162 milionë dollarë nga taksat e urave dhe autostradave

Ankara, 30 qershor - Në pesë muajt e parë të vitit, Turqia fitoi mbi 162 milionë dollarë nga taksat e mbledhura në dy urat e saj në Stamboll si dhe taksat për pagesën e rrugëve, njoftoi Drejtoria e Autostradave Turke të mërkurën.

Sipas të dhënave të publikuara, në periudhën janar-maj të këtij viti, ura \"Dëshmorët e 15 korrikut\" dhe Ura \"Fatih Sultan Mehmet\", që përfshijnë Bosforin dhe lidhin Evropën dhe Azinë, sollën së bashku 149.2 milionë lira (44.2 milionë dollarë), ndërsa nga taksat e autostradave janë grumbulluar rreth 421 milionë lira (119.2 milionë dollarë).

Shifrat flasin se rreth 160 milionë vetura kanë kaluar përmes kabinave për pagesën e taksës rrugore. Shoferët në Turqi paguajnë 7 lira turke (1.98 dollarë) për tarifat e urës, ndërkohë tarifat janë më të larta për veturat me më shumë se dy boshte.

Vitin e kaluar, 417 milionë automjete përdorën urat dhe rrugët e Turqisë, duke paguar një total prej 1.2 miliardë lirash turke (320.43 milionë dollarë). Tarifa në atë kohë ishte 4.75 lira turke ($ 1.56) për kalim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)