20 Prill 2024

Transporti rrugor, prioritet i MPB-së

Prishtinë, 24 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu ka pritur në takim, z.Matej Zakonjšek, Sekretar i përhershëm i Komunitetit të Transportit, e cila është organizatë ndërkombëtare në fushën e mobilitetit dhe transportit, e përbërë nga 33 pjesëmarrës - e gjithë BE-ja dhe gjashtë partnerët rajonalë të Ballkanit Perëndimor. 

Në këtë takim u diskutua për sigurinë e trafikut rrugor, e cila është një sfidë mjaft e madhe, me të cilën po ballafaqohen pothuajse të gjitha vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, ashtu sikur edhe vendi ynë.

Ministri Veliu theksoi se MPB me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, bashkë me Policinë e Kosovës, vazhdimisht ka trajtuar dhe proceduar problemet në infrastrukturë rrugore dhe ligjore dhe ka vazhduar bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast, Komuniteti i Transportit, ofroi mbështetje të plotë në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve që kanë të bëjnë më rritjen e sigurisë në trafik dhe përmisimin e infrastrukturës rrugore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)