18 Prill 2024

Trafiku global i pasagjerëvedo të bie me 64.2 për qind

Bruksel, 9 dhjetor - Trafiku global ajror i pasagjerëve këtë vit parashikohet të bie me 64.2 për qind nën parashikimet para-pandemike, bëri të ditur Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI).

Në analizën e pestë të ndikimit ekonomik të COVID-19, ACI World parashikoi që sektori global i aviacionit do të shohë një rënie prej më shumë se 6 miliardë udhëtarësh deri në fund të vitit 2020.

"Evropa dhe Lindja e Mesme parashikohet të jenë dy rajonet më të prekura, me rënie prej mbi 70 për qind krahasuar me vijën bazë të parashikuar, ndërsa Azi-Paqësori ka filluar rimëkëmbjen më herët dhe më shpejt se rajonet e tjera dhe parashikohet të mbyllë vitin 2020 me një rënie prej 59.2 për qind", thuhet në raport.

Industria e aeroportit pritej të gjeneronte rreth 172 miliardë dollarë këtë vit por ndikimi i COVID-19 në të ardhurat e aeroportit do të rezultojë me një rënie prej 111.8 miliardë dollarë, me 65 për qind krahasuar me parashikimin para-pandemisë, sipas raportit.

Bazuar në skenarët e zhvilluar nga ACI World, trafiku i brendshëm i pasagjerëve pritet të rikuperohet në nivelet e 2019 deri në 2023, me rikuperimin e trafikut ndërkombëtar të pasagjerëve vitin e ardhshëm.

Luis Felipe de Oliveira, drejtori i përgjithshëm i ACI World, gjithashtu tha se megjithëse vërehen disa shenja pozitive, ende ka një rrugë të gjatë për të bërë.

Ai theksoi se industria tani ka nevojë për ndihmë qeveritare dhe mbështetje të politikave për të hedhur një themel të fortë për rimëkëmbjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)