08 Mars 2021

Tenderi i Ministrisë së Infrastrukturës në kundërshtim me ligjin për buxhetin

Prishtinë, 12 tetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se nga janari deri në muajin tetor 2020, Ministria e Infrastrukturës ka iniciiar vetëm tre tenderë për projekte kapitale, prej të cilëve tenderi për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan (Pjesa 2) është anuluar.

KDI ka thënë se tri ditë para se të miratohej në Kuvend buxheti i rishikuar i Kosovës për 2020 (si rezultat i pandemisë COVID 19), MI me 27 korrik 2020, shpalli tenderin e dytë për projektin kapital “ndërtimi i urës në Drelaj” duke u bazuar në parashikimet buxhetore të Ligjit fillestar për Buxhetin, pa i konsideruar ndryshimet, respektivisht shkurtimet që do të vinin nga rishikimi i buxhetit.

Kështu, Ministria e Infrastrukturës në Deklaratën e nevojave dhe përcaktimit të disponueshmërisë së mjeteve të datës 22 korrik 2020 , për këtë projekt parashikoi vlerën prej 400,000 € (Sipas Ligjit Nr. 07/L-001 për buxhetin e vitit 2020).

Në fakt, rishikimi i ligjit për buxhetin e vitit 2020 sipas KDI-së e zvogëloi buxhetin për këtë projekt për 150,000 € (37.5%), duke e zbritur vlerën totale të projektit në 250,000 €.

Për këtë projekt, sipas buxhetit të rishikuar, gjatë vitit 2020 janë paraparë të shpenzohen 150,000 Euro dhe 100,000 Euro të tjera në vitin 2021. Por buxheti 2020 dhe projeksionet buxhetore afatmesme nuk tregojnë se si do të sigurohen 150,000 Eurot e munguarapër këtë projekt.

Probleme të ngjashme kanë edhe mbi 200 projektet kapitale të cilat janë prekur nga rishikimi i buxhetit, pra nuk dihet se si dhe kur do të rikuperohen buxhetet e shkurtuara. Kjo e rrezikon seriozisht implementimin dhe kualitetin e projekteve.

Rishikimi i buxhetit të shtetit ka zvogëluar buxhetin për projekte kapitale të Ministrisë së Infrastrukturës për mesatarisht 18% dhe ka prekur mbi 90% të projekteve kapitale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Mars 2021

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit I.L. për vepren penale 'Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë - Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)  

- Universiteti ''Kadri Zeka'' do të shënojë 8 vjetorin e themelimit! (Ambientet e Universitetit në Gjilan, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”,  (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)  

- Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues në të cilin do të kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

 

- Grupi I çiklizmit “Marakli t’Biciklave” për nder të ditës së gruas - 8 MARSI organizon eventin e radhës Marsho dhe çiklo që do të mbahet nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit të Kosovës - Prishtinë. (Sheshi ''Zahir Pajaziti'' në Prishtinë, ora 14:00)

- OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 16:00)

- Qendra e Artit dhe Komunitetit organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi - çdo ditë është 8 mars”. (Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ora 19:00)