25 Prill 2024

Telekomi të bëjë publik vendimin për mosvazhdimin e kontratës me Z-Mobile

Prishtinë, 26 qershor - Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se u bënë dy ditë nga deklarimet publike të Kryeshefit Ekzekutiv dhe Kryeministrit Haradinaj se kjo kontratë nuk do të vazhdohet pas 30 korrikut mirëpo ende nuk është bërë publike letra që i është drejtuar Z-Mobile.

Vetëvendosje konsideron se letra për mos vazhdimin e kontratës duhet të bëhet publike menjëherë.

Më tutje sipas Vetëvendosjes asnjë fjalë nuk u tha se çfarë do të bëhet me borxhin abuziv që pretendon Z-Mobile, prej 26 milionësh.

"Çdo bisedim dhe marrje vesh me Z-Mobile/Devollin që llogarit në marrëveshje ku ia zhvat edhe 26 milionë të tjera Telekomit, punëtorëve dhe publikut si dhe çfarëdo tendence për të lidhur marrëveshje të re me Z-Mobile, nuk do të pranohet dhe do të kundërshtohet fuqishëm."

"Menaxhmenti sa më parë duhet të fillojë të bëjë gati kalkulimin e dëmit nga marrëveshja 10 vjeçare me Z-Mobile dhe kërkimin e dëmshpërblimit në gjykatë", ka vlerëson Vetëvendosje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)