19 Korrik 2018

Telekomi realizon pagesën e qirasë Postës, ndërpritet greva

Prishtinë, 9 korrik - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot priti në takim drejtuesit e Sindikatës së Postës së Kosovës me të cilët diskutoi për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat po përballet kjo ndërmarrje publike.

Me ndërmjetësimin e Ministrit Lluka, Telekomi i Kosovës tashmë ka realizuar pagesën e qirasë Postës së Kosovës Sh.a, derisa ekzekutimi i pagave për punëtorët e Postës është paraparë të bëhet brenda ditës së sotme.

Me këtë rast Sindikata është njoftuar edhe për iniciativën e kreut të MZHE-së për të realizuar kompensimin e Shërbimit Universal Postar, për të cilën, Ministri Lluka do të dorëzojë kërkesën në Qeveri së shpejti.

Në fund, palët u pajtuan për ndërprerjen e grevës të filluar sot në mëngjes dhe intensifikimin e bashkëpunimit gjatë muajve të ardhshëm, me fokus në adresimin e Strategjisë së Postës së Kosovës, me qëllim të evitimit të situatave të ngjashme dhe gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate për Postën e Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2018  - Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan mbahen provimet pranuese. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Palestra Sportive “Sezai Surroi” Prizren, ora 10:30)

- Nisin punimet për ndërtimin e rrugës  në fshatin historik - turistik Belle. (Kilometri i-të  përgjatë rrugës në grykën e Deçanit  afër hotel Kalaja, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e MPJ-së, ora ora 13:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli nënshkruajn marrëveshje për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë në vlerë prej  20.7 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajn konferencë për media do të mbahet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit, Bashkim Ramosaj në bashkëpunim më zyrën e diasporës organizohet hapja e  panairit - verorë  2018. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal organizon ceremoninë përmbyllëse të dhënies së Granteve. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet në Prishtinë. (Miqt Pub pranë Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)