19 Prill 2024

Telekomi punëson mbi 100 militantë partiakë pa konkurs

Prishtinë, 6 qershor - Lëvizja për Bashkim (LB) ka deklaruar se që nga shpallja e pavarësisë e sidomos që nga intensifikimi i privatizimit, ndërmarrjet publike kanë shkuar keq e më keq.

Veçanërisht sipas LB-se në gjendje të rëndë gjendet Telekomi i Kosovës, i cili është buzë falimentimit.

Avni Klinaku sekretar i përgjithshem i LB-së ka thënë së se qeveria e tanishme, si edhe qeveritë e mëparshme, qasjen ndaj këtij operatori të rëndësishëm ekonomik të Kosovës e ka krejtësisht të gabuar.

"Qeveria, Telekomin e sheh dhe e trajton vetëm si ndërmarrje që i shërben krijimit të klientelës politike e në dëm të afarizmit ekonomik."

"Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe punësimi i mbi 100 militantëve partiakë, në kohën kur vet qeveria po thotë se kjo ndërmarrje edhe ashtu është stërngarkuar me punëtorë dhe në kohën kur qeveria flet për ulje të pagave në këtë ndërmarrje", thekson Klinaku.

Në gjendje të njëjtë janë edhe KEK-u, Trepça, Posta, TRAINKOS-i, etj.! Në të gjitha ndërmarrjet publike qasja ka qenë e njëjtë!

Që nga përzgjedhja e bordeve me militantë partiakë e pa kriter profesional e deri te punësimet kryekëput familjare e partiake!

Klinaku ka thënë së pa kurrfarë dyshimi, kjo qasje do të çojë drejt shkatërrimit të plotë të ndërmarrjeve publike dhe pasojat ekonomike e sociale për vendin do të jenë shumë të mëdha.

"Ky vend, me këtë mentalitet të partive politike, nuk ka të ardhme! Ky vend ka nevojë për ndryshime të thella!", thekson në fund Klinaku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)