24 Prill 2024

Telekomi nuk arrin t’i mbulojë shpenzimet për shkak të plaçkitjes së të hyrave

Prishtinë, 7 qershor - Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Komiteti për Telekomunikacion mbajtën tryezën mbi gjendjen aktuale në Telekomin e Kosovës me analizërreth shkaqevetë problemeve dhe zgjidhjen e tyre.

Në këtë tryezë përveç deputetëve dhe ekspertëve e njohësve të kësaj lëmie, ishin edhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, profesor Ismet Hamiti  dhe profesor Salem Lepaja.

Në hapje të tryezës Kryetari Albin Kurti foli mbi rëndësinë që ka Telekomi në zhvillimin e vendit duke konstatuar se “Telekomi, KEK-u dhe Trepça janë historia dhe shansi për zhvillim të Republikës së Kosovës”.

Ai po ashtu foli edhe degradimin e Telekomit të Kosovës, ku nga një ndërmarrje shumë fitimprurëse tash nuk arrin të mbulojë shpenzimet e veta.

Ndërkaq, profesor Ismet Hamiti foli në lidhje me mënyrën se si Telekomi ka degraduar deri në këtë pikë.

“Nuk di ndonjë kompani në botë të kësaj veprimtarie të ketë falimentuar, ndërkaq Telekomi në Kosovëaktualisht nuk arrin t’i mbulojë as shpenzimet e veta rrjedhëse. Kjo për shkak të plaçkitjes së të hyraveparmes kontratave, aranzhmaneve dhe skemave nga me të ndryshmet. Një skemë plaçkitëse është operatori virtual mobil e njohur si Z-Mobile. Përmes kësaj skeme aktualisht, deri sa po flasim, plaçkiten së paku 30% e të hyrave nga shërbimet mobile të Telekomit të Kosovës”- tha Prof. Ismet Hamiti dhe vazhdoi:

“Kjo skemë për herë të parë u shfaq publikisht me 30 mars 2007 me shpalljen e PTK për krijimin e një skeme të tillë me urdhër tëindividëvenë nivele të larta qeverisëse e partiake ndërsa në vitet në vijim e realizuan drejtues e borde të PTK-se dhe të rregullatorit, e mbrojtën ministra dhe kryeministra dhe nuk veproi prokuroria dhe drejtësia”.

Në anën tjetër, profesor Salem Lepaja foli në lidhje me disa hapa që duhet të ndërmerren për të dalë nga kjo gjendje, duke u nisur nga suspendimi i kontratës nga Prokuroria, formimi i një grupi për menaxhimin e krizës, që më pas do të kishte autorizim të plotë dhe do të ristrukturonte TK.

Ai foli edhe për politikat e kuadrit dhe  kontratën e Telekomit të Kosovës me Dardafonin si dy faktorë kryesor të shkaktimit të kësaj krize.

Gjithashtu, i gjithë ky proces do të ishte transparent dhe publik përmes raportimeve të rregullta në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nënkryetari i Lëvizjes, Besnik Bislimi tha se përveç kontratës së dëmshme me Z-Mobile, duhet të rishikohen edhe kontrata të tjera që janë po aq të dëmshme si ajo me “Artmotion”, marrja në shfrytëzim me qira të shumë objekteve si dhe mbipunësimi e luksi nga drejtuesit e TK-së.

Avni Zogiani përmendi edhe tenderët me operatorët e tjerë, siç është rasti me operatorin Koscell, ku edhe pasi Koscell ishte ranguar e para, fitues u shpall Telekomi slloven e jo Koscell ku ndër të tjera ishte edhe Telekomi austriak. Pas kësaj ajo, përmes firmës ligjore, nisi pesë raste gjyqësore. Që nga nisja e këtyre rasteve gjyqësore, ministri i atëhershëm i Financave, Ahmet Shala, e kishte marrë këtë kompani si këshilltare për privatizimin e Postës.

 Pjesëmarrës të tjerë gjithashtu folën edhe për dimensione të tjera të plaçkitjes nga kontrata me Z-Mobile që nga vlerësimi se kjo kontratëpo ashtu bie ndesh me ligjin për konkurrencën, për të vazhduar më pas me keq-menaxhimin e vazhdueshëm të resurseve njerëzore e deri te luksi i udhëheqësve të lartë në Telekomin e Kosovës.

Në fund të gjithë u pajtuan se Telekomi i Kosovës është në krizë, por mund të shpëtohet dhe të rikthehet në kontribuues të rëndësishëm të buxhetit të shtetit. Se a do të ndodhë kjo është ne dorë të prokurorisë dhe të qeverisë.

Prokuroria duhet urgjentisht të bëjë suspendimin e menjëhershme dhe të nisë hetimet e kësaj kontrate në tërësinë e saj. Ndërsa qeveria duhet të emëroi menaxhmentin e krizës, të përberë nga profesionistët e kësaj fushe, me detyra të qarta për kthimin e Telekomit në gjendje normale.

Lëvizja Vetëvendosje! nuk do të ndalet asnjëherë të vë në pah krimin e organizuar, që nga Qeveria e deri te drejtorët e bordet e TK-së, dhe as nuk do të rresht së kërkuari ndjekjen penale të kryerësve të këtij krimi që po falimenton ndërmarrjen shumë fitimprurëse të Republikës sonë.

Nesër, e premte Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje!, do ta ballafaqojë më këto ccështje kryeministrin Haradinaj, në interpelancën e kërkuar prej datës 3 maj.

Po ashtu gjejmë rastin që sërish t’i bëjmë thirrje prokurorisë që të mos të mbyllë veshët e sytë por të veprojë. Kjo heshtje nuk duket aspak e paqëllimtë dhe çdo vonesë po i bën ata bashkëfajtorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)