03 Dhjetor 2020

Telekomi i Kosoves dhe KEK-u nenshkruajn marreveshje tri vjeçare

Prishtinë, 3 nëntor - Ndërmarrja më e madhe publike në vend, Korporata Energjetike e Kosovës, sot ka nënshkruar kontratë (tri vjeçare) me Telekomin e Kosovës edhe për shkak të ofertave më joshëse në treg.

Afër 4000 punëtorë të KEK-ut, tri vitet e ardhshme do të kenë në telefonat e tyre shërbimet më të reja të Vala-s dhe do të përfitojnë nga rrjeti i shpejtë i internetit 4G, që kësaj korporate do t’ua lehtësojë në masë të madhe sistemin e operimeve teknologjike.

Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut Luigj Imeri, ka thënë se nënshkrimi i kontratës mes këtyre dy ndërmarrjeve paraqet një bashkëpunim dhe mirëbesim të vazhdueshëm mes dy ndërmarrjeve publike të Kosovës.

“Është e rëndësishme të thuhet se, jemi shumë të kënaqur që KEK-u po vazhdon me shërbimet e VALA-s dhe kjo marrëveshje e sotme është një tjetër dimension i thellimit të bashkëpunimit mes dy kompanive, në vazhdën e bashkëpunimeve që kemi pasur edhe në të kaluarën."

"KEK-u është korporata më e madhe në vend me numrin më të madh të punëtorëve, andaj me afër 4000 punëtorë do të jemi pjesë e shfrytëzimit të shërbimeve të Vala-s për shkak të ofertës së saj më të favorshme”, theksoi Luigj Imeri, u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut.

U.D i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, bëri të ditur se është tejet i entuziazmuar për nënshkrimin e kontratës me KEK-un, duke thelluar edhe më tepër këtë partneritet reciprok.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë, që një ndërmarrje e madhe me mijëra punëtorë, siç është KEK-u, në tri vitet e ardhshme do ti ketë të gjitha produktet dhe shërbime tona gjë që përbën, njëkohësisht, një kënaqësi dhe obligim për ne, që produktet dhe rrjetin tonë t’i pasurojmë dhe forcojmë edhe më tutje në dobi të të gjithë atyre që i besojnë operatorit publik, Vala.

KEK dhe Telekomi i Kosovës janë dy kompanitë më të mëdha publike në vend ku shërbimet e tyre janë me rëndësi të veçantë për shumicën absolute të qytetarëve të vendit dhe besimi i ndërsjellë do të sjellë sukses në afarizmin e të dy ndërmarrjeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)